|
Arkiva për Muajin 04/2005
|
 | 30/04/05 Pajisja AS Station LT-1 që vjen nga Korporata Abee, shfrytëzohet për ventilimin e laptopit gjatë punimit për intervale të gjata kohore. Ventilimi bëhet nga pjesa e poshtme, nga edhe ku vjen shumica e nxehtësisë të liruar nga laptopi. Mekanizmi ventilues e merr energjinë nga kyçja në USB portin e laptopit. Foto nga Akihabara News. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 29/04/05 Këto sfera paraqesin modelin e ri të altoparlantëve PSP-CS500 të krijuara nga kompania Elecom. Këto kanë një fuqi prej 2 x 2W, si dhe një peshë 163 gramëshe. Foto nga Elecom Co., Ltd. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 28/04/05 Nokia rishtazi lëshoi në treg telefonin celular N91. Ky model përmban një mikrodisk 4GB si dhe një kamerë digjitale 2-megapikselëshe. N91 poashtu mundet të shfrytëzohet për dëgjimin e MP3, AAC, dhe WMV skedave. Foto nga Nokia. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 27/04/05 Kompania Panasonic rishtazi e ka lëshuar AM/FM radion RF-G77. Kjo radio është rezistuese ndaj ujit, si dhe me dy bateria të formatit AA mundet të qëndron 213 orë. Foto nga Panasonic. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 26/04/05 Kjo është Evolt E-300 kamera digjitale 8-megapikselëshe nga Olympus. Për momentin çmimi i saj sillet rreth $999. E-300 tash është konkurrente e EOS Digital Rebel XT nga Canon si dhe D70 nga Nikon. Foto nga Macworld. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 23/04/05 Kjo është pamja frontale e dizajnit të supermotorit elektrik rMOTO, që është realizuar nga kompania ROBRADY. Kjo kompani është e njohur për dizajnimin e automjeteve për kompanitë si Yamaha dhe Suzuki. Foto nga ROBRADY design. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 22/04/05 Në foto shihet dizajni i supermotorit elektrik rMOTO, që është realizuar nga kompania ROBRADY. Kjo kompani është e njohur për dizajnimin e automjeteve për kompanitë si Yamaha dhe Suzuki. Foto nga ROBRADY design. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 21/04/05 Ky është i ashtuquajturi 'Lepurushi' (Ang: The Rabbit). 'Lepurushi' paraqet një robot bipedal i cili mundet ti bën lëvizjet sikur ato të njeriut. Përveç lëvizjeve të zakonshme, në këtë robot është mundësuar edhe vrapimi, ku kjo veçori e bën të jetë më përpara se sa roboti Asimo. Roboti 'Lepurushi' është krijuar nga puna e përbashkët ndërmjet Universitetit të Miçiganit, Universitetit Ohio State, dhe Laboratoire d’Automatique de Grenoble. Foto nga Gizmodo. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 20/04/05 Në këtë foto shihet një miksetë e cila është e përbërë nga dy pajisje iPod për dëgjimin e muzikës. Siç shihet, disa njerëz kanë shkuar edhe më larg sa i përket shfrytëzimit të iPod. Foto nga WebBeatz.de. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 19/04/05 Në foto shihet strateliti nga kompania Kanadeze 21st Century Airship duke qëndruar në tokë gjatë natës. Stratelitët paraqesin balona që janë në gjendje të qëndrojnë në lartësi të mëdha në stratosferë dhe pikërisht nga kjo veti e kanë fituar edhe emrin. Këto stratelitë shfrytëzohen për shkaqe telekomunikative. Foto nga Wired News. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 18/04/05 Në foto shihet strateliti nga kompania Kanadeze 21st Century Airship gjatë qëndrimit në ajër. Stratelitët paraqesin balona që janë në gjendje të qëndrojnë në lartësi të mëdha në stratosferë dhe pikërisht nga kjo veti e kanë fituar edhe emrin. Këto stratelitë shfrytëzohen për shkaqe telekomunikative. Foto nga Wired News. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 17/04/05 Në foto shihet strateliti nga kompania Kanadeze 21st Century Airship. Stratelitët paraqesin balona që janë në gjendje të qëndrojnë në lartësi të mëdha në stratosferë dhe pikërisht nga kjo veti e kanë fituar edhe emrin. Këto stratelitë shfrytëzohen për shkaqe telekomunikative. Foto nga Wired News. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 15/04/05 Kjo është motoçikleta elektrike EC-02 që vjen nga kompania Yamaha. Kjo motoçikletë mundet t'ju qoje 40km me një shpejtësi 30km/h. Pas këtij intervali mbushja e baterisë zgjatë 6 orë. EC-02 ka një peshë prej 47kg dhe një çmim prej 1,500EUR. Foto nga Akihabara News. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 14/04/05 Kjo fotografi nuk është montazh. Globi që shihet në këtë fotografi qëndron 'në ajër', për shkak të fushave magnetike që veprojnë mbi të. Globi mundet të blihet nga Amazon (Japonez). Foto nga Amazon.com. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 13/04/05 Ky është modeli SGH-D500 nga kompania Samsung. SGH-D500 përmban një kamerë 1.3 megapikselëshe, Bluetooth teknologji, si dhe mundësinë për lëshimin e MP3 skedave. Kjo pajisje poashtu posedon 92MB memorie interne. Foto nga Akihabara News. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 12/04/05 Në foto shihet PSP (shkurtesë për PlayStation Portable) i modifikuar në mënyrë që të përdoret për ambiente ujore. Pra, me këtë model të modifikuar ju mundeni ti eksperienconi benefitet e PSP edhe nën ujë. Ky model është realizuar nga kompania DIV. Foto nga Akihabara News. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 11/04/05 Ky është revolucioni për pajisje portabile që vjen nga Sony. Kjo pajisje quhet PSP (shkurtesë për PlayStation Portable) dhe ofronë mundësi për luajtje të lojave të ndryshme, shfaqjën e filmave si dhe lëshimin e muzikës. Foto nga Sony Computer Entertainment Inc. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 10/04/05 Kjo është një pajisje multimediale e quajtur PMP-1200 (PMP është shkurtes për Portable Media Player) që vjen nga kompania Japoneze NEXX. Atraksionet kryesore të kësaj pajisje janë navigimi nëpërmjet ekranit (Ang: Touch Screen) si dhe navigimi nga distanca (Ang: Remote Control). PMP-1200 posedon një ekran 320x240 pikselësh, disk 20GB, si dhe pranues të FM valëve. Foto nga NEXX, Inc. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 09/04/05 E keni parë filmin Akira? Ky është një model që paraqet po të njëjtin motor si ai që është i shfaqur në film. Motori në fotografi derivon nga një Skuter (Ang: Scooter) i thjeshtë. Foto nga ITmedia. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 08/04/05 Në foto shihet MP3 pajisja T.sonic 610 që vjen nga Transcend Information, Inc. (Transcend). Dizajni i kësaj pajisje është i thjeshtë dhe i bukur. T.sonic 610 ofron kyçje me USB 2.0 si dhe hapësirë 512MB ose 1GB varësisht nga preferenca e blerësit. Foto nga Transcend Information, Inc. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 07/04/05 Në foto shihet mikrodisku Victoria 116 (apo shkurt V116) që vjen nga kompania Jstac. V116 mundet të shfrytëzohet si hapësirë eksterne për shënime, por atraktiviteti kryesor i tij është lexuesi biometrik. Pra, për t'ju qasur shënimeve që i fusni në V116 ju duheni të autorizoheni nëpërmjet gjurmës të gishtit tuaj (Ang: fingerprint). Kyçja për këtë pajisje bëhet me anë të USB 2.0, si dhe sistemet me të cilat është kompatibile janë Windows XP/2000. Foto nga Jstac. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 06/04/05 Ky është një demonstrim i kapërcimit të një pengese 18 inçëshe nga roboti i quajtur OmniTread, i cili imiton gjarprin. Ky robot është i zhvilluar nga Kolegji i Inxhinieringut të Universitetit të Miçiganit (Ang: University of Michigan). Foto nga PhysOrg.com. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 05/04/05 Në foto shihet roboti i quajtur OmniTread, i cili imiton gjarprin. Ky robot është i zhvilluar nga Kolegji i Inxhinieringut të Universitetit të Miçiganit (Ang: University of Michigan). Foto nga PhysOrg.com. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 04/04/05 Shfletuesi MiniMo (shkurt për Mini Mozilla) shihet duke funksionuar me sukses në i-mate JAM. Foto nga rebron.org. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 03/04/05 Në foto shihet shfletuesi MiniMo (shkurt për Mini Mozilla) duke vepruar në telefonin mobil Orange SPV E200. Foto nga rebron.org. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 01/04/05 Në këtë foto shihet mikroskopi i dorës i quajtur Trekker i cili është dizajnuar nga Rick Dickinson. Çmimi për Trekker për Sh.B.A. është $65.00 (për lexuesit e revistës New Scientist). Foto nga Looksmall. Shtuar nga: G. DOKO
|