|
Arkiva për Muajin 05/2005
|
 | 26/05/05 Në foto shihet një variacion i R2D2 droidit nga filmi 'Star Wars'. Ky droid përmban bluetooth dhe USB teknologjinë, por këto janë të vetmet detale teknike që dihen deri më tani. Për këtë projekt është investuar një shumë prej $70,000 dhe i gjithë projekti është zhvilluar në Universitetin e Pisa të Italisë. Foto nga la Repubblica. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 25/05/05 Nëse jeni të interesuar të bëni hulumtime mbi duhanin atëherë 'Smoking Experiment Kit' i cili ofrohet nga kompania Scientifics është zgjidhje për ju. Ky komplet pajisjesh bën përcaktimin e sasisë të 'tar'-it, efikasitetin e filtrave, etj. Foto nga Scientifics. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 24/05/05 Kompania Japoneze JVC rishtazi vendosi në treg MP3-dëgjueset të njohura me emrin XA-A50. Këto dëgjuese megjithëse kryejnë detyrën e një MP3 pajisjeje, ato kanë një peshë relativisht të vogël. XA-A50 përmban gjashtë pulla për manipulim, ndërsa sa i përket deponimit të të dhënave ajo përmban 128MB memorie. Foto nga Gizmodo. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 23/05/05 Më në fund na vjen një MP3-telefon nga kompania GB25 e Republikës së Koresë. Ky MP3-telefon i njohur si EZMP4200P shfrytëzon teknologjinë VoIP për të realizuar funksionet telekomunikative, ndërsa sa i përket deponimit të dhënave mundet të pajiset me 256MB, 512MB, 1GB ose 2GB memorie interne. Sa i përket madhësisë dhe peshës EZMP4200P është i gjerë 2.8cm dhe i gjatë 7.0cm, ndërsa peshon vetëm 24gr pa bateri. Foto nga GB25. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 14/05/05 Si duket në qytetin Akihabara Denki Gai (poashtu i njohur si Qyteti Elektrik Akihabara) të Japonisë, kamerat digjitale shitën edhe nëpër rrugë. Hmm, duket që në shitje janë edhe modelet e fundit të Canon-it. Foto nga Akihabara News. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 13/05/05 Ky produkt që vjen nga iodata njihet me emrin PEN-U. Ndër karakteristikat kryesore të këtij produkti janë mundësia e përfshirjes të USB memories, nënshkrimi digjital, si dhe vet shfrytëzimi për shkrim. Foto nga Akihabara News. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 12/05/05 Kjo është pajisja iAudio X5 që vjen nga kompania Japoneze Vertex Link. iAudio X5 përmban një disk 20GB si dhe LCD ekran 1.8 inç. Audio formatet që përkrahen janë MP3, WMA, OGG, si dhe Jet Audio. iAudio X5 poashtu përkrahë MPEG4-Video ku kjo e bën edhe më atraktive. Foto nga PConline.com.cn. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 06/05/05 Kjo është llamba e njohur me emrin Illustri e cila është dizajnuar nga Hans Heisz. Dizajni i kësaj llambe e bën të jetë vërtet unike. Çmimi i llambës Illustri për momentin është 655EUR. Foto nga adero Design. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 05/05/05 Në foto shihet demonstrimi i robotit bipedal WL-16RII të krijuar nga Universiteti Waseda të Japonisë. Siç shihet edhe nga vet demonstrimi, me anë të këtij roboti njerëzit që kanë lëvizje të kufizuar munden të lëvizin nëpër shkallë. Shitja e WL-16RII duhet të filloje me 2010. Foto nga ITmedia. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 04/05/05 Në këtë foto shihet PSP pajisja me audio fuqizues të bashkangjitur. Këto fuqizues funksionojnë me dy bateria të formatit AAA, si dhe përmbajnë një LED dritë. Foto nga PSP411. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 01/05/05 Kjo është 'Yomiuri Global Newspaper – Electronic Paper' i krijuar nga Yomiuri Shimbun në bashkëpunim me Toppan Printing Co., Ltd. Kjo gazetë elektronike bën implementimin e 'Electronic Paper' teknologjisë, me ç'rast lajmet vazhdimit freskohen. Kjo gazetë elektronike është prezentuar në EXPO 2005 në Aiçi të Japonisë. Foto nga PhysOrg.com. Shtuar nga: G. DOKO
|