|
Arkiva për Muajin 09/2005
|
 | 30/09/05 Në fotografi shihet një tutore klinike që është duke e mbajtur një grumbull të krahëve protetik. Këta krahë shfrytëzohen nga studentët e mjekësisë për të mësuar se si vendosen pipëzat (Ang. Cannula) përnxjerrjen apo futjen e lëngjeve. Foto nga Amanda Rebbechi. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 29/09/05 Ky karkalec deti futet pa asnjë frikë në gojën e peshkut për t’ia pastruar dhëmbët. Peshqit e çmojnë këtë shërbim, pasi që karkalecat i largojnë dhe i hanë parazitët e dëmshëm. Foto nga Jim Greenfield. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 28/09/05 Në fotografi shihet një grimcë kripe dhe një frutë i bimës të biberit. Kjo fotografi e fitoi vendin e parë për fotografimin në afërsi, në bazë të garës fotografike ‘Visions of Science’. Foto nga David McCarthy. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 27/09/05 Kjo është tastiera e njohur me emrin Optimus. Karakteristikë unike të kësaj tastiere janë tastet e saj. Të gjitha tastet paraqesin ekrane, me ç’rast kjo e bën të mundshme që secili tast të shfaq funksionin e tij momental. Pra, nëse p.sh. ne jemi duke e luajtur lojën Quake, atëherë tasti Ctrl menjëherë shfaqë fjalën 'Attack', në mënyrë që të tregon që ai është funksioni i tij momental. Foto nga Art. Lebedev Studio. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 26/09/05 Këto tre pamje janë kapur nga fluturakja Cassini gjatë orbitimit të planetit Saturn. Në pamje shihen spicat të cilat kalojnë nëpër unazat e këtij planeti. Natyra e këtij fenomeni është ende e panjohur, por hulumtimet vazhdojnë. Foto nga NASA/JPL/Space Science Institute. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 25/09/05 Fotografia e sipërme e cila është bërë nga fluturakja Cassini gjatë orbitimit të Saturnit, ka arritur të kap pamje të spicave të cilat kalojnë nëpër unazat e këtij planeti. Astronomët kanë shpresuar që një kohë që fluturakja të gjen këtë fenomen. Fotografia e poshtme e cila është realizuar nga fluturakja e NASAs Voyager më 1980, poashtu shfaq spicat në unazat e planetit Saturn. Edhe pse hulumtimet vazhdojnë, natyra e këtij fenomeni është ende e panjohur. Foto nga NASA/Voyager. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 24/09/05
Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 23/09/05 Pajisja që shihet në fotografi është ODD-i P10 Portable Media Player. Kjo pajisje është në gjendje të punoj me shumicën e formateve mediale, duke përfshi MPEG-4 dhe të gjitha versionet e DivX. Përveç kësaj karakteristike, ODD-i P10 përmban edhe një ekran 4-inçësh dhe një disk prej 20GB. Për momentin kjo pajisje është duke qarkulluar vetëm në Kore. Foto nga Ubergizmo. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 22/09/05 Në këtë pamje satelitore shihet uragani Rita i cili e ka arritur kategorinë e pestë, ku kjo është shkalla më e lartë në sistemin matës Saffir-Simpson. Të njëjtën fuqi e kishte edhe uragani Katrina i cili rishtazi goditi shtetin e Louisiana. Uragani Rita pritet që ta godas shtetin e Teksasit këtë të Shtune. Niveli i shkatërrimit pritet që të jetë relativisht i madh, por kësaj here shumica e njerëzve janë të përgatitur dhe janë duke u evakuuar me kohë, pasi që e patën rastin të mësojnë nga tragjeditë që ndodhën në shtetin Louisiana. Foto nga SSD, NESDIS. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 21/09/05 Në këtë foto shihen dy hënat e planetit Mars--Phobos dhe Deimos. Këto dy hëna janë fotografuar në vet planetin Mars, nga roveri i NASA-s për hulumtimin e Marsit--Spirit. Foto nga PhysOrg.com. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 20/09/05 Në foto shihet një lloj i rrallë i peshkaqenit, i cili është i njohur me emrin Mitsukurina owstoni. Pseudonimi Japonez për këtë lloj peshkaqeni është Tenguzame që në gjuhën Shqipe përkthehet si 'peshkaqeni shpirtkeq' ndërsa në gjuhën Angleze si 'goblin shark'. Deri më tani ky lloj peshkaqeni është vërejtur vetëm në ujërat e thella të Japanit, Afrikës Jugore, diku afër Portugalit, si dhe në Oqeanin Indian. Peshkaqeni Mitsukurina owstoni ushqehet me oktapodët e vegjël dhe peshk. Karakteristika më interesante e këtij peshkaqeni, që është 'hunda', është e dendur me qeliza ndijore të cilat në mendimin e shkencëtarëve, përdoren për lokalizimin e gjahut në ujërat e thella. Foto nga Green Goblin Unlimited. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 19/09/05 Në këto pamje satelitore shihet qyteti i New Orleans, Louisiana para uraganit Katrina më 28 Gusht, 2002, dhe pas uraganit Katrina më 2 Shtator, 2005. Objekti i rrumbullaket që shihet në të dy pamjet paraqet ndërtesën e njohur në gjuhën Angleze si 'Louisiana Super Dome' . Kjo ndërtesë ka luajtur një rolë shumë të madh në strehimin e viktimave të uraganit Katrina. Në të dy pamjet kjartas shihen pasojat e uraganit Katrina. Foto nga Space Imaging, Corp. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 18/09/05 Në foto shihet planeti Mars së bashku me dy hënat e tij Phobos dhe Deimos. Këto hëna janë zbuluar më vitin 1877 nga Asaph Hall tek Observatoriumi Naval i Sh.B.A.-ve. Në foto shihet poashtu edhe masa e bardhë në polin jugor. Kjo fotografi është realizuar nga Johannes Schedler duke e shfrytëzuar një Schmidt-Cassegrain teleskop 11-inqësh në observatoriumin e tij në Austrinë jug-lindore. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 17/09/05 Kompania Japoneze Kawada Industries, Inc. së bashku me dy partnerë të tjerë, rishtazi e publikoi robotin e tyre humanoid i cili është i dizajnuar për të punuar në fusha të ndryshme të ndërtimtarisë si dhe fusha të tjera të rrezikshme. Ky robot njihet me emrin HRP-3P (HRP është shkurtesë për Human Robotic Project) dhe ka një gjatësi prej 160cm dhe një peshë prej 65kg. E tërë puna e cila bëhet nga HRP-3P është e dirigjuar nga distanca apo e paraprogramuar. HRP-3P demonstroi disa nga funksionet e tij në një nga lokacionet e Kawada-s përderisa gjendej vazhdimisht nën ndikimin e shiut të simuluar. Foto nga Akihabara News. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 16/09/05 Në foto shihet lëkura artificiale e krijuar nga hulumtuesit Japonezë. Kjo lëkurë artificiale ka aftësi të detekton prekje dhe temperaturë. Lëkura mund të mbështjellet rreth gishtave të robotave dhe nuk është e shtrenjtë të prodhohet. Kjo është hera e parë ku rrjetat për detektim të shtypjës dhe të temperaturës janë bashkuar në këtë mënyrë. Takao Someya, autori kryesor i këtij hulumtimi, së bashku me kolegët e tij përdorën qarqet elektrike si sensora për shtypje ndërsa gjysmëpërçuesit si sensora për temperaturë. Këto sensora pastaj janë integruar në një film të hollë të plastikës. Foto nga British Broadcasting Corporation. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 15/09/05 Në foto shihet struktura nanohelike, e përbërë nga shiritat një-kristalësh të gjerë disa nanometra që i takojnë familjës së nanoshiritave--familje e njohur për aftësitë gjysmëpërçuese dhe piezoelektrike (kristale që kanë aftësi të prodhojnë energji elektrike apo mekanike). Zbatimi mund të gjendet në ndërtimin e strukturave nanometrike si sensorat, resonatorët, transduktorët (pajisje që shndërrojnë një energji në energji tjetër) apo pajisje tjera të cilat varen në lidhjet elektromekanike. Foto nga PhysOrg.com. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 14/09/05 Parasiti i njohur si krimbi i flokëve ka aftësi ta kontrollon organizmin strehues, në këtë rast karkalecin, duke i 'komanduar' që ta lëshon mjedisin bimor dhe të kërcen në ujë. Qëllimi i kësaj është që krimbi të shumëzohet me krimbat tjerë. Krimbi këtë e arrinë duke e ndikuar kimikisht trurin e karkalecit, gjë që është zbuluar nga analiza e proteineve të insektit. Krimbi parasitik, Nematomorph (Spinochordodes tellinii) zhvillohet në brendësi të karkalecave deri sa vjen koha për atë të kalon në mjedis ujor. Parasitat ndikojnë tek karkalecat të bëjnë vetëvrasje duke kërcyer në ujë, gjë që karkalecat nuk e bëjnë zakonisht. Me arritje në ujë, krimbi parasitik (gjatësia e të cilit është deri më katër herë më e gjatë sesa karkaleci) del nga trupi dhe noton deri sa ta zbulon partnerin, duke e lënë karkalecin të vdekur. Foto nga VB Films/CNRS/OPM. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 13/09/05 Shkencëtarët në Sh.B.A. kanë zbuluar gjenin i cili kontrollon moshën e miut. Ata arritën të manipulojnë këtë gjen ashtu që miu i njohur si Klotho (i cili shihet në fotografi) të jeton 30% më gjatë sesa që është normale. Mbasi që njeriu posedon një gjen shumë të ngjajshëm, shpresohet se zbulimi do të ketë aplikim edhe tek njeriu. Foto nga British Broadcasting Corporation. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 12/09/05 Këtë foto e bëri roveri Spirit i NASA gjatë kohës kur qëndronte mbi luginën Tennessee të planetit Mars. Fotografia u realizua më 23 Gusht, 2005 kur roveri Spirit arriti të hipte në bregun Husband të Marsit. Foto nga NASA/JPL-Caltech/Cornell. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 11/09/05 Biologjisti Marc Imhoff së bashku me një numër të hulumtuesve në Qendrën e Fluturimit Hapësinor Goddard të NASA kanë studiuar matjen e ndikimit të nivelit të urbanizimit në produktivitetin biologjik të një vendi. Hulumtuesit e krijuan një metodë ku me anë të pamjeve satelitore munden të detektojnë se cilat pjesë të një vendi janë më të urbanizuara duke e matur sasinë e dritës që prodhohet nga vendi respektiv gjatë natës. Në foto shihet niveli më i lartë i urbanizimit në pjesën lindore të Sh.B.A.-ve në krahasim me pjesët tjera. Foto nga NASA/GSFC/Craig Mayhew dhe Robert Simmon. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 10/09/05 Në foto shihet një re lentikulare afër Mauna Kea, të Havai, Sh.B.A. Kjo re është e krijuar si rezultat i oscilimeve të fuqishme vertikale të ajrit. Në maje të këtyre oscilimeve gjendet ajri i thatë i cili është i shtresuar me përmbajtje të lagështisë, me ç'rast arrihet formimi i reve në secilën shtresë ku ajri është i ngopur me lagështi. Foto nga Peter Michaud (Observatoriumi Gemini). Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 09/09/05 Kompania Japoneze Mitsubishi Heavy Industries (MHI) këtë muaj planifikon ta fus në qarkullim robotin Wakamaru. Ky robot është në gjendje të njoh deri më 10 fytyra, si dhe të kuptoj deri më 10,000 fjalë. MHI ka deklaruar që Wakamaru është në gjendje ta mbikëqyrë shtëpinë gjatë kohës që pronarët nuk janë prezent dhe ti njoftoj ata për ndonjë tentim të vjedhjes. Me sa duket Wakamaru është në gjendje ta bëj edhe mbikëqyrjen e ndonjë personi të sëmurë. Funksionet të tjera që Wakamaru mundet ti bëj janë ato të një sekretareshe. I tërë ky sistem kompleks e ka një peshë prej 30kg dhe një çmim prej $14,300. Foto nga Associated Press. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 08/09/05 Në foto shihen shtëpitë e rrethuara nga uji në qytetin New Orleans. Mendohet që për momentin si rezultat i uraganit Katrina, rreth 60 përqind i tërë qytetit është nën ujë. Ky është një ndryshim nga 80 përqindëshi i mëhershëm. Foto nga David J. Phillip/AFP/Getty Images. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 07/09/05 Kjo është tastiera e njohur me emrin 'Das Keyboard'. Karakteristika kryesore që e dallon këtë tastierë nga të tjerat është mungesa e çfarëdo shënimi që e identifikon tastin. Prodhuesit e kësaj tastiere mendojnë që shfrytëzimi i saj do ta reflekton ekspertizën e shfrytëzuesit. Për momentin, çmimi i kësaj tastiere në Sh.B.A. është $79.95. Foto nga Das Keyboard. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 06/09/05 Në foto shihet motoçikleta env e cila është dizajnuar nga kompania Intelligent Energy. Kjo motoçikletë është e ndërtuar kryesisht nga aluminiumi i cili shfrytëzohet nëpër fluturake. E tërë pesha e env arrin rreth 80kg. Por, duke i lënë këto fakte anash, mundemi të përqendrohemi në një nga atraktivitetet kryesore të kësaj motoçiklete ku kjo është fakti që env është motoçikleta e parë në botë e cila funksionon me anë të një gjenerator një kilovatësh i cili shfrytëzon hidrogjen. Ky gjenerator është i emëruar 'Core'. Në rast se 'Core' është e mbushur tërësisht, atëherë motoçikleta është në gjendje të funksionoj deri më katër orë si dhe të arrijë shpejtësi deri më 80 km/h. Sa i përket zhurmës, kjo motoçikletë është e qetë sa një kompjuter. Foto nga Intelligent Energy. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 05/09/05 Në foto shihet 16 vjeçari Peter Ash nga Lawford, Somerset me shpikjen e tij e cila ishte e paraparë si projekt për shkollë. Ash arriti të krijoj një gjenerator i cili është në gjendje të mbushe bateritë e telefonave celularë duke e shfrytëzuar energjinë e cila prodhohet nga rrotullimi i rrotës nga kafsha shtëpiake e tij e cila poashtu shihet në fotografi. Foto nga Ananova. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 04/09/05 Terra sateliti i NASA e bëri këtë pamje dy orë pasi që Qendra Kombëtare për Uraganë deklaroi që uragani Katrina do të jetë një ndër stuhitë më të fuqishme që ndonjëherë ka goditur Sh.B.A.-të. Në këtë pamje Katrina është në shkallën e pestë, ku kjo është shkalla më e lartë në matjen e fuqisë të uraganëve. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 03/09/05 Përmes analizave më të thella infrakuqe deri sot, është vërtetuar se Galaksia jonë është e përbërë nga një shufër qendrore e yjeve në bërthamen e saj. Kjo shufër fillon nga bërthama, ku mendohet se ekziston një vrimë e errët, dhe degëzohet nëpër një hapësirë të madhe të Kashtës së Kumrit (Ang: Milky Way). Studimi është bërë me teleskopin hapësinorë Spitzer të NASA, i cili vëzhgon spektrin infrakuq. Hulumtimet me Spitzer ishin të suksesshme sepse rrezet infrakuqe tejkalojnë pluhurin si dhe tregojnë pikat e ngrohta të galaksisë. Shufra yjore është e përëbërë nga yjet e vjetra dhe të kuqe. Gjerësia e saj është rreth 27,000 vite të dritës (7,000 vite më shumë sesa mendohej). Ilustrimi nga R. Hurt (SSC), JPL-Caltech, NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 02/09/05 Kjo pamje tregon një lagje në lindje të qendrës së qytetit të New Orleans, Louisiana. Uragani Katrina paraqet një ndër katastrofat më të mëdha natyrale në historinë e Sh.B.A.-ve. Foto nga Dave Einsel/Getty Images. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 01/09/05 Pamje nga dëmi që është shkaktuar nga uragani Katrina në New Orleans, Louisiana më 30 Gusht. Foto nga Smiley N. Pool/Dallas Morning News/Corbis. Shtuar nga: G. DOKO
|