Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Lajme Mbulimet Speciale Arkiva: Foto RSS Feed

 

Arkiva e Pamjeve

Viti: 2004
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2005
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2006
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2007
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2008
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2009
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2010
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2011
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2012
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2013
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Arkiva për Muajin 04/2006
30/04/06
Në foto shihet krateri meteorik në Arizonë të Sh.B.A. Ky krater është krijuar si rezultat i përplasjes të një asteroidi me diametër rreth 24 metra, dikur rreth 20,000 deri më 50,000 vjet më parë. Krateri meteorik i Arizonës është më i ruajturi në botë, dhe ka një diametër prej 1.2 km. Foto nga "World's Greatest Wonders" (1930).
Shtuar nga: G. DOKO
29/04/06
Në foto shihet krateri meteorik në Arizonë të Sh.B.A. Ky krater është krijuar si rezultat i përplasjes të një asteroidi me diametër rreth 24 metra, dikur rreth 20,000 deri më 50,000 vjet më parë. Krateri meteorik i Arizonës është më i ruajturi në botë, dhe ka një diametër prej 1.2 km. Foto nga Smithsonian Scientific Series (1938).
Shtuar nga: G. DOKO
28/04/06
Në foto shihet krateri meteorik në Arizonë të Sh.B.A. Ky krater është krijuar si rezultat i përplasjes të një asteroidi me diametër rreth 24 metra, dikur rreth 20,000 deri më 50,000 vjet më parë. Krateri meteorik i Arizonës është më i ruajturi në botë, dhe ka një diametër prej 1.2 km. Foto nga Smithsonian Scientific Series (1929), U.S. Army Air Service.
Shtuar nga: G. DOKO
27/04/06
Në këtë foto shihet testimi i raketës ndërkombëtare balistike LGM-118A Peacekeeper në Kwajalein Atoll të ishujve Marshall. LGM-118A Peacekeeper është raketë e tipit MIRV, ku kjo nënkupton që kjo raketë përkrah disa predha të pavarura që kanë caqe plotësisht të ndryshme. Tetë vijat që shihen në foto paraqesin shtegun për në caqet e predhave të cilat kanë mundësi për tu pajisur me koka nukleare. Foto nga U.S. Army.
Shtuar nga: G. DOKO
26/04/06
Në foto shihet lansimi i raketës ndërkombëtare balistike LGM-118A Peacekeeper nga Divizioni i Parë Strategjik i Hapësirës Ajrore (1 STRAD) në bazën e forcave ajrore Vandenberg të Kalifornisë. LGM-118A Peacekeeper është raketë e tipit MIRV, ku kjo nënkupton që kjo raketë përkrah disa predha të pavarura që kanë caqe plotësisht të ndryshme. Për shkak të këtij tipari, mbrojtja nga LGM-118A është shumë e vështirë. Foto nga U.S. Air Force.
Shtuar nga: G. DOKO
25/04/06
Në këtë foto shihet kompjutori më i shpejtë në botë për periudhën 1985-1989. Fjala është për superkompjutorin vektorik Cray-2 i cili u ofrua nga Cray Research. Ky Cray-2 që shihet në foto gjendet në Musée des Arts et Métiers në Paris, Francë. Foto nga David Monniaux.
Shtuar nga: G. DOKO
24/04/06
Kjo është pamja brenda superkompjutorit vektorik Cray-2 i cili u ofrua më 1985 nga Cray Research. Cray-2 menjëherë pas sipërfaqësimit u njoh si kompjuteri më i shpejtë në botë; mirëpo kjo pozitë që e kishte Cray-2 u morr nga kompjutori ETA-10G më 1990. Foto nga Rama, Wikipedia.
Shtuar nga: G. DOKO
23/04/06
Ky është superkompjutori vektorik Cray-2 i cili u ofrua më 1985 nga Cray Research. Cray-2 menjëherë pas sipërfaqësimit u njoh si kompjuteri më i shpejtë në botë; mirëpo kjo pozitë që e kishte Cray-2 u morr nga superkompjutori ETA-10G më 1990. Foto nga NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
22/04/06
Ky është mesazhi që njerëzit nga projekti "Cosmic Call" e dërguan në yjet e afërme. Përmbajtja e këtij mesazhi ka të bëj kryesisht me numra, dhe është e përpiluar në atë mënyrë që civilizimet jashtëtokësore ta kuptojnë me lehtësi. Dërgimi i këtij mesazhi u bë nga Ukraina nga një radioteleskop me diametër 70 metërsh. Një mesazh i dytë i natyrës të ngjashme u dërgua edhe më 2003. Foto nga Yuvan Dutil & Stephane Dumas.
Shtuar nga: G. DOKO
21/04/06
Në këtë foto shihet Rhea, që është hëna e dytë e Saturnit për nga madhësia. Në foto, poashtu vërehet një copëz e hijes të F-unazës të Saturnit që ka rënë mbi sipërfaqe të Rheas. Kjo foto u bë nga fluturakja robotike Cassini përderisa ishte duke shikuar pakëz përfund rrafshit të unazës të Saturnit. Foto nga Cassini Imaging Team, SSI, JPL, ESA, NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
20/04/06
Roveri robotik Spirit disa herë gjatë lëvizjes nëpër Mars ka hasur në dhe të ndritshëm, siç shihet në fotografi. Instrumentet fizike dhe kimike të cilat gjenden në Spirit kanë përcaktuar që ky dhe përmban një sasi të lartë të kripërave. Njëra nga teoritë është që këto kripëra janë dëshmi për prezencën e ujit në të kaluarën e sipërfaqes të Marsit. Foto nga Mars Exploration Rover Mission, Cornell, JPL, NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
19/04/06
Kjo pamje e sipërfaqes të planetit Mars është dërguar nga HiRISE (High Resolution Imaging Science Experiment) që gjendet në fluturaken Mars Reconnaissance Orbiter (MRO). Pamja nga HiRISE u realizua nga një distancë prej 2,500 km, ku rezolucioni i plotë i pamjes është rreth 2.5 metra për piksel, ndërsa pamja përshkruan rreth 24 km të regjionit Bosporos Planum që gjendet në pjesën jugore të Marsit. Foto nga HIROC-LPL, MRO, JPL-Caltech, NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
18/04/06
Në këtë foto shihet fenomeni i njohur si Halo. Halot janë fenomene optike të cilat mund të vërehen rreth Diellit, Hënës, apo objekteve tjera të ndritshme. Ky fenomen kryesisht është i shkaktuar nga kristalet e akullta që gjenden në retë të njohura si cirrus të cilat zënë vend në 5-10 km lartësi në pjesën e sipërme të troposferës. Për shkak se shumica e këtyre kristaleve kanë formë të ngjashme gjashtëkëndorë, drita që hyn në njërën faqe të kristalit, del nga faqja tjetër duke u thyer në një kënd prej 22 shkallësh, ku kjo përputhet me radiusin e Halos. Kjo foto e Halos të Diellit u bë në Polin e Jugut. Foto nga Lieutenant JG Cindy McFee, NOAA.
Shtuar nga: G. DOKO
17/04/06
Në këtë foto shihet fenomeni i njohur si Halo. Halot janë fenomene optike të cilat mund të vërehen rreth Diellit, Hënës, apo objekteve tjera të ndritshme. Ky fenomen kryesisht është i shkaktuar nga kristalet e akullta që gjenden në retë të njohura si cirrus të cilat zënë vend në 5-10 km lartësi në pjesën e sipërme të troposferës. Për shkak se shumica e këtyre kristaleve kanë formë të ngjashme gjashtëkëndorë, drita që hyn në njërën faqe të kristalit, del nga faqja tjetër duke u thyer në një kënd prej 22 shkallësh, ku kjo përputhet me radiusin e Halos. Kjo foto e Halos të Diellit u bë në Gunlock, Utah, Sh.B.A. Foto nga Doug Wilson.
Shtuar nga: G. DOKO
16/04/06
Në foto shihet ekuipazhi i Ekspeditës të 13 për në Stacionin Ndërkombëtarë Hapësinorë. Pjesëtarët e ekuipazhit (nga e majta në të djathtë) janë komandanti Pavel Vinogradov, astronauti Brazilian Marcos Pontes (i cili pas këtij lansimi u bë Braziliani i parë në hapësirë), dhe inxhinieri i fluturimit Jeff Williams. Lansimi i Ekspeditës të 13 u bë me fluturaken Soyuz TMA-8 në ora 02:30 UTC më 30 Mars të këtij viti. Foto nga NASA/Bill Ingalls.
Shtuar nga: G. DOKO
15/04/06
Në këtë foto shihet hija e Hënës në Tokë, gjatë eklipsit të plotë i cili ndodhi në 04:50 EST më 29 Mars të këtij viti. Fotografia u realizua nga ekuipazhi i Ekspeditës të 12 të Stacionit Ndërkombëtarë Hapësinorë, përderisa gjendeshin rreth 370 km mbi Tokë. Foto nga NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
14/04/06
Ekspedita e 13 për në Stacionin Ndërkombëtarë Hapësinorë filloi me lansimin në ora 02:30 UTC më 30 Mars të këtij viti. Lansimi u bë me fluturaken Soyuz TMA-8, ku pjesëtarë të ekuipazhit janë komandanti Pavel Vinogradov si dhe inxhinieri i fluturimit Jeff Williams. Në ekuipazh është edhe astronauti Marcos Pontes i cili pas lansimit të ekspeditës të 13, u bë Braziliani i parë në hapësirë. Foto nga NASA/Bill Ingalls.
Shtuar nga: G. DOKO
13/04/06
Shkencëtarët e NASAs në Qendrën Hulumtuese Langley në Virgjinia qëndrojnë përpara një aero-guace e cila është shfrytëzuar si mbrojtës përderisa Viking Lander I ishte duke hyrë në atmosferën e planetit Mars më 1976. Kjo aero-guacë është e përbërë nga mbrojtës të nxehtësisë, në mënyrë që të jetë e përshtatshme për hyrje atmosferike. Foto nga NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
10/04/06
Në këtë ilustrim shihet objekti 2003 UB313. Ky objekt i cili gjendet në sistemin tonë solar besohet të jetë më i madh se Plutoni. Spekulohet që 2003 UB313 do të jetë planeti i dhjetë i sistemit tonë solar, por kjo pritet të verifikohet nga International Astronomical Union (IAU) më Shtator të 2006 pas publikimit të definicionit për termin "planet". Ilustrimi nga Thierry Lombry.
Shtuar nga: G. DOKO
09/04/06
Në këtë ilustrim shihet objekti 2003 UB313. Ky objekt i cili gjendet në sistemin tonë solar besohet të jetë më i madh se Plutoni. Spekulohet që 2003 UB313 do të jetë planeti i dhjetë i sistemit tonë solar, por kjo pritet të verifikohet nga International Astronomical Union (IAU) më Shtator të 2006 pas publikimit të definicionit për termin "planet". Ilustrimi nga M. Brown (Caltech), C. Trujillo (Gemini), D. Rabinowitz (Yale), NSF, NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
08/04/06
Raketa Delta IV lansohet nga baza ajrore Cape Canaveral të Floridës. Kjo raketë vendosi në orbitë sistemin e komunikimit satelitor të mbrojtës. Foto nga Carleton Bailie, U.S. Air Force.
Shtuar nga: G. DOKO
07/04/06
Rrjeti satelitor i Defense Meteorological Satellite Program nëpërmjet një kombinimi të të dhënave infrakuq me senzorë vizual mundet të sheh dritat gjatë natës. Në këtë pamje përveç dritave shihet edhe fenomeni Aurora Borealis mbi Norvegji dhe Suedi. Foto nga United States Air Force.
Shtuar nga: G. DOKO
06/04/06
Në foto shihet fluturakja hulumtuese hipersonike X-34A gjatë lëshimit të saj nga fluturakja e NASAs B-52B. Disa momente pas këtij lëshimi X-34A arriti një shpejtësi prej Mach 9.6, ku kjo është gati sa 10 herë shpejtësia e zërit. Pra, X-34A arriti përafërsisht një shpejtësi prej 11,000 km/h. Foto nga Carla Thomas, NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
05/04/06
Në foto shihet fluturakja hulumtuese hipersonike X-34A së bashku me shtytësin e modifikuar raketor Pegasus. Gjatë këtij fluturimi mbi Oqeanin Paqësor X-34A arriti një shpejtësi prej Mach 9.6, ku kjo është gati sa 10 herë shpejtësia e zërit. Pra, X-34A arriti përafërsisht një shpejtësi prej 11,000 km/h. Foto nga Carla Thomas, NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
04/04/06
Në foto shihet fluturakja e NASAs Active Aeroelastic Wing F/A-18 duke bërë një rrotullim 360-shkallë gjatë një fluturimi për shkaqe studimi. Projekti "Active Aeroelastic Wing" i NASAs ka për qëllim të zhvilloj krahë që do të jenë më fleksibil dhe të lehtë për fluturaket e të ardhmes me ekzekutim të lartë. Një dizajn i suksesshëm do të rezultojë në operime më ekonomike si dhe në përkrahje të ngarkesave më të mëdha. Foto nga Jim Ross, NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
03/04/06
Në këtë foto shihet raketa Delta II gjatë lansimit në bazën ajrore Cape Canaveral të Floridës. Kjo raketë kishte për detyrë që ta dërgoj sistemin e pozicionimit global NAVSTAR (NAVigation Signal Timing And Ranging) në orbitë, i cili do të përkrah operimet globale. Foto nga Carleton Bailie, U.S. Air Force.
Shtuar nga: G. DOKO
02/04/06
Në foto shihet lansimi i raketës Titan IV Centaur nga baza ajrore Vandenberg në Kaliforni. Kjo raket paraqet shtytësin më të madh hapësinorë të zhburrëruar që është shfrytëzuar ndonjëherë nga Forcat Ajrore të Sh.B.A.-ve. Foto nga U.S. Air Force.
Shtuar nga: G. DOKO
01/04/06
Ky formacion i përbërë nga 17 fluturake C-17 Globemaster III u vërejt gjatë fluturimit të tij mbi urën Arthur Ravenel Jr. në Charleston të South Carolina. Kjo fluturake ka katër motorë F117-PW-100 turbofan, ku secili nga këto motorë ka një forcë prej 180 kilonjuton (kN). Konstrukti i kësaj fluturake e bën të mundshme përkrahjen e ngarkesave deri më 77,500 kg. Foto nga Staff Sgt. Jacob Bailey, U.S. Air Force.
Shtuar nga: G. DOKO
Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2013 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...