|
Arkiva për Muajin 10/2006
|
 | 30/10/06 Në këtë foto shihet kompleksi akademik "The Ray and Maria Stata Center" gjatë natës nga ndërtesa më e lartë në të. Ky kompleks është dizajnuar nga arkitekti Frank Gehry për Institutin Teknologjik të Massachusetts (MIT) në Cambridge, Massachusetts të Sh.B.A.-ve. Financuesit e këtij projekti ishin Maria Stata, Bill Gates dhe Alexander Dreyfoos. Foto nga Gregory Adam Marton. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 29/10/06 Ky kompleks është dizajnuar nga arkitekti Frank Gehry për Institutin Teknologjik të Massachusetts (MIT) në Cambridge, Massachusetts të Sh.B.A.-ve. Kompleksi shfrytëzohet për shkaqe akademike, dhe mban emrin në gjuhën Angleze "The Ray and Maria Stata Center". Financuesit e këtij projekti ishin Maria Stata, Bill Gates dhe Alexander Dreyfoos. Foto nga Raul654. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 28/10/06 Këto janë kullat Petronas në Kuala Lumpur të Malajzisë. Në kohën kur përfundoi ndërtimi më 1998, këto kulla ishin më të lartat në botë. Foto nga Angel Riesgo Martinez. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 27/10/06 Anija ajrore USS Akron (ZRS-4) fluturon mbi pjesën jugore të qytetit Manhattan rreth vitit 1931-1933. Kjo anije ishte krijuar nga korporata Goodyear-Zeppelin në Akron të Ohajos. Foto nga Qendra Historike e Marinës të Sh.B.A.-ve. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 26/10/06 Në këtë foto shihen gjashtë aeroplanë luftarak F-16 Falkonë përderisa fluturojnë afër ndërtesës së njohur Empire State në Nju Jork. Ky fluturim u bë në bazë të një demonstrimi të Forcave Ajrore të Sh.B.A.-ve. Foto nga Tech. Sgt. Sean Mateo White, USAF. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 25/10/06 Në foto shihet aeroporti ndërkombëtarë i San Franciskos (SFO) gjatë natës. Ky aeroport u hap më 7 Maj, 1927 në një hapësirë prej 607,000 metrave në katrorë. Për momentin ky aeroport është njëri nga 20 aeroportët më aktivë ndërkombëtarë. Foto nga Andrew Choy. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 24/10/06 Pikturat e duarve që shihen në këtë foto janë bërë rreth 13,000 dhe 9,300 vjet më parë duke shfrytëzuar gypa të krijuar nga eshtrat, në mënyrë që të spërkat ngjyra. Këto piktura gjenden në Cueva de las Manos të provincës Santa Cruz të Argjentinës. Shpella në të cilën gjenden këto piktura tani është nën mbrojtjen e UNESCO. Foto nga Mariano. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 23/10/06 Në këtë foto shihet lansimi i fluturakes hapësinore Atlantis në bazë të misionit STS-98 më 7 Shtator, 2001. Fotografia është bërë në po të njëjtën kohë kur Dielli është duke perënduar, dhe Hëna e plotë është duke u ngritur. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 22/10/06 Këto statuja janë të njohura si Moai, dhe janë të krijuara nga hiri i kompresuar vullkanik. Moait që shihen në këtë fotografi gjenden në kraterin Rano Raraku në Ishullin Lindor që gjendet në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor. Moait kanë një peshë zakonisht prej rreth 20 tonëve, si dhe një gjatësi prej rreth 6 metrave. Besohet që këto statuja janë krijuar nga kolonistët Polinezë rreth 1000-1100 A.D. Foto nga Aurbina. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 21/10/06 Në këtë foto shihet pjesa e lumit Kolorado (Ang. Colorado) e cila njihet me emrin Horseshoe Bend. Kjo pjesë gjendet përafërsisht 6.4 km larg nga Page i shtetit Arizona. Foto nga Moondigger. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 20/10/06 Ky është liqeni Pangong Tso i cili gjendet në një lartësi prej 4,500 metrave në Himalaje. Liqeni është rreth 134km i gjatë, dhe shtrihet që nga India e deri në Tibet. Gjerësia më e madhe e liqenit është 8km, ndërsa gjatë dimrit edhe pse liqeni është i përbërë nga uji i kripur, ai ngrihet tërësisht. Foto nga Martin Louis. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 19/10/06 Kjo foto e agimit siç shihet Marsi është bërë nga roveri Spirit gjatë qëndrimit të tij në kraterin Gusev më 19 Maj, 2005. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 18/10/06 Elektroda qendrore e një plasma lampe shfaq plasmë të ndritshme të ngjyrës së kaltër gjatë qarkullimit të saj përpjetë. Foto nga Blaise Frazier. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 17/10/06 Në foto shihet fluturakja Magellan përgjatë vendosjes brenda fluturakes hapësinore Atlantis. Fluturakja Magellan që nga 1990 deri më 1994 orbitoi planetin Venus, dhe krijoi fotografi të kualitetit të lartë të cilat u shfrytëzuan për hartimin e sipërfaqes të planetit. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 16/10/06 Kjo pamje tre-dimenzionale e rajonit Eistla Regio të Venusit u ndërtua nga materiali që u përfitua nga të dhënat e radarit të fluturakes Magellan. Kjo fluturake nga 1990 deri më 1994 orbitoi planetin Venus, dhe krijoi fotografi të kualitetit të lartë të cilat u shfrytëzuan për hartimin e sipërfaqes të planetit sikur në rastin e lartpërmendur. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 15/10/06 Fluturakja Magellan përgjatë qëndrimit në qendrën hapësinore Kennedy në Florida. Kjo fluturake nga 1990 deri më 1994 orbitoi planetin Venus, dhe krijoi fotografi të kualitetit të lartë të cilat u shfrytëzuan për hartimin e sipërfaqes të planetit. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 14/10/06 Këto foto të galaktikës spirale M100 që u fituan nga teleskopi hapësinorë Hubble, dëshmojnë efikasitetin e servisimit të bërë në misionin e servisimit të parë më 1993. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 13/10/06 Astronautët punojnë në servisimin e pjesës optike të teleskopit hapësinorë Hubble, gjatë misionit servisues të parë. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 12/10/06 Në foto shihen hapat fillestarë të ndërtimit të teleskopit hapësinorë Hubble, në hapësirat e kompanisë Lockheed më 1980. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 11/10/06 Në foto shihet teleskopi hapësinorë Hubble, ashtu siç është parë nga fluturakja hapësinore Discovery gjatë misionit STS-82. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 10/10/06 Në foto shihet fluturakja orbituese Lunar Reconnaissance Orbiter (LRO) e cila është e paraparë të lansohet më Tetor, 2008 nga fluturakja Atlas 5. LRO paraqet një nga elementet fillestare për implementimin e vizionit të Sh.B.A.-ve për hulumtimin hapësinorë. Kjo fluturake do të merret kryesisht me vrojtimin e sipërfaqes të Hënës, në mënyrë që ta bën përcaktimin e lokacioneve potenciale ateruese. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 09/10/06 Në foto shihet moduli JEM (Japanese Experiment Module) përgjatë montimit. Ky modul u ndërtua për Stacionin Ndërkombëtarë Hapësinorë nga agjensioni Japonez për hulumtim hapësinorë JAXA. Moduli fillimisht do ti ofron astronautëve hapësirë shtesë për zhvillimin e eksperimenteve të ndryshëm shkencorë. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 08/10/06 Ky është moduli JAXA Kibo, i cili është moduli më i madh i Stacionit Hapësinorë Ndërkombëtarë. Ky modul u ndërtua nga agjensioni Japonez për hulumtimin hapësinorë. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 07/10/06 Kjo është anija Vanguard (T-AGM-19) gjatë kohës që u shfrytëzua si anije për ndjekjen e misionit Skylab të NASAs. Në anije mundet të vërehet radari ndjekës SatCom si dhe antenat telemetrike. Foto nga U.S. Navy. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 06/10/06 Në foto shihet lëshimi i fluturakes Galileo nga fluturakja hapësinore Atlantis në bazë të misionit STS-34. Galileo kishte për detyrë të merrej me studimin e planetit Jupiter si dhe të hënave të tij. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 05/10/06 Fluturakja Galileo përgatitet për bashkimin me shtytësin Inertial Upper Stage (IUS). Kjo fluturake kishte për detyrë të lansohej për në planetin Jupiter më 12 Shtator, 1989; ku ky udhëtim ishte paraparë të zgjaste 6-vjet Tokësorë. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 04/10/06 Në këtë foto shihet Mars Surveyor Climate Orbiter përgjatë testimeve akustike, të cilat simulojnë kushtet e lansimit. Kjo fluturake orbituese fillimisht kishte për detyrë të bënte profilimin e atmosferës së Marsit, si dhe hartimin e sipërfaqes. Mirëpo fluturakja dështoi më 23 Shtator, 1999 pasi që u djeg në atmosferën e Marsit, si rezultat i një kalkulimi të gabueshëm të shtegut. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 03/10/06 Në Astrotech të Titusville, Floridës teknikët me pjesëtarët e Laboratorit për Fizikë Aplikative të Universitetit Johns Hopkins, përgatisin fluturaken MESSENGER. Kjo fluturake e cila u lansua më 3 Gusht, 2004 shfrytëzohet për studimin e karakteristikave si dhe ambientit të planetit Merkur nga orbita. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|