|
Linux Journal
Shqip: Linux Journal
Shtuar Me: 12/11/2006, nga Genc DOKO
|
|
Linux Journal (LJ) është një revistë mujore e cila publikohet nga kompania Specialized Systems Consultants (SSC) që gjendet në Seattle, Washington, ShBA.
Në Linux Journal kryesisht publikohen artikujt që kanë të bëjnë me të gjitha nivelet e zhvillimit të Linux-it si dhe softuerit shoqërues. Artikujt përfshijnë temat që nga shkrimi i drajverëve për pajisje, e deri te editimi i fotografive në GIMP. Shumica e artikujve i përkasin natyrës teknike dhe për këtë arsye njohuria e gjuhës programuese C ndihmon në leximin e tyre.
Abonuesit e revistës Linux Journal kanë qasje në arkivin e plotë të të gjithë artikujve (përfshirë edhe artikujt e vjetër), si dhe kanë qasje në përmbajtje që ofrohet vetëm nga uebi.
|
|
|
 |
|
|
Shėnim: Edhe pse definicioni nė shqip tregohet si i tillė, nuk do te thote qė doemos ėshtė i pėrkthyer. Ndėrsa, nėse i perkthyer, nuk do tė thotė qė doemos ėshtė pėrkthim zyrtar. Pr-Tech nuk merr pėrgjegjėsi pėr saktėsinė e definicionit.

|
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
|
|
|