Pr-Tech
 

Google Pr-Tech

Renditja Shqip

A B C D E F G H I J
K L M N O P Q R S T
U V W X Y Z

Renditja Anglisht

A B C D E F G H I J
K L M N O P Q R S T
U V W X Y Z

Hyrjet Numerike

0 1 2 3 4 5 6 7 8 9
Web
Shqip: Ueb
Shtuar Me: 24/11/2006, nga Ali MEHMETI
Ėshtë njëri nga shërbimet (sistemet) më të rëndësishme që i ofron Interneti, sipas të cilit mund të kërkojmë, të gjejmë dhe afishojmë në ekran të kompjuterit informacione të ndryshme, në forma të ndryshme, siç janë: teksti, fotografitë, sekuencat video, muzika, grafika, tabelat apo në ndonjë formë tjetër. Për të gjitha këto veprime shfrytëzohen parimet e hipertekstit dhe hiperlidhjeve (hypertext, hyperlink). Ky shërbim mundësohet nga një sistem që është ndërtuar nga serveri ueb (web server), lokacioni ueb (web site), faqja ueb (web page) dhe programi shfletues ueb (web browser), të cilët ndërmjet veti komunikojnë sipas modelit klient/server (client/server model), duke përdorur protokollin HTTP. Krijues i këtij sistemi është Tim Berners Lee, anglez i lindur në vitin 1955, që punoi në këtë projekt për nevojat e qendrës evropiane për kërkime nukleare CERN. Nuk duhet identifikuar Internetin me ueb, pasi që Interneti është kuptim më i gjerë dhe ekziston shumë para uebit. Për shembull, shërbimet që nuk bëjnë pjesë në ueb janë: posta elektronike (e-mail), grupet për diskutim (newsgroup), muhabeti (chat) dhe shumë tjera. Sinonimet për ueb janë www dhe W3.

Shënim
Termi është shtuar me lejën e autorit Ali Mehmeti: "Fjalor Enciklopedik nga Teknologjia e Informacionit"


Shėnim: Edhe pse definicioni nė shqip tregohet si i tillė, nuk do te thote qė doemos ėshtė i pėrkthyer. Ndėrsa, nėse i perkthyer, nuk do tė thotė qė doemos ėshtė pėrkthim zyrtar. Pr-Tech nuk merr pėrgjegjėsi pėr saktėsinė e definicionit.



Creative Commons License
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn
Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2013 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...