|
|
Gjuha e Definicioneve: Shqipe / Duke Shfletuar: A |
A+
Shqip: A+
A është program çertifikues i krijuar nga CompTIA që e mbulon harduerin dhe softuerin e IBM dhe platformave të Machintosh-it. Kjo çertifikatë është minimumi i kërkuar i çdo tekniku kompjuterik.
|
A-cable
Shqip: A-cable
Ky term përdoret për përshkrimin e kabllove standarde SCSI.
|
Active Scripting
Shqip: Active Scripting
Active Scripting (poashtu e njohur paraprakisht si ActiveX Scripting) është teknologjia e cila shfrytëzohet në Microsoft Windows për implementimin e përkrahjes skriptive të bazuar në komponentë. Active Scripting është e bazuar në COM (më saktësisht O...
|
DNA
Shqip: ADN
ADN apo Acidi Dezoksi Ribonukleik (Ang: Deoxyribonucleic Acid apo shkurt DNA) është material ndërtimor i gjitha krijesave të gjalla dhe disa virusëve në Tokë. ADN përmban informatat mbi sintetizimin e proteineve dhe replikim....
|
AFP
Shqip: AFP
(I)
Shkurtesa për AppleTalk Filing Protocol. Ky protokol përdoret nga makinat jo-Apple për t'u lidhur në rrjeta dhe servera AppleTalk. AFP over TCP/IP lejon lidhjen në AFP serverë përmes TCP/IP rrjetave....
|
AJAX
Shqip: AJAX
AJAX (shkurtesë për Asynchronous JavaScript and XML) është një teknikë (apo arkitekturë) për krijimin e ueb aplikacioneve interaktive. Idea e kësaj teknike është që faqja të shkëmbej me server sasi të vogla të të dhënave gjatë bashkëveprimit me shfry...
|
NSA
Shqip: AKS
Agjensioni Kombëtar për Siguri apo shkurtimisht AKS (Ang: National Security Agency, apo shkurtimisht NSA) besohet të jetë agjensioni më i madh informativ i qeverisë Amerikane. Ky agjension mban përgjegjësi për grumbullimin dhe analizën e komunikatave...
|
algorithm
Shqip: algoritėm
Procedurë, formulë apo skemë e instruksioneve të njëpasnjëshme (të fundme) për të zgjidhur një problem të caktuar. Këto instruksione, përkthehen në gjuhë përkatëse programuese në mënyrë që problemi të zgjidhet praktikisht....
|
Alpha
Shqip: Alpha
(I)
Procesori Alpha është RISC arkitekturë e zhvilluar nga Digital. Gati gjith sistemet operative të njohura punojnë nën Alpha. UNIX, Windows, Linux, BSD dhe AmigaOS janë shembuj të OS që punojnë nën Alpha....
|
ALU
Shqip: ALU
ALU (Arithmetic Logic Unit) - është njësia e procesorit që bën kalkulimet aritmetike (mbledhja, zbritja etj), logjike (AND, OR, NOT etj) si dhe operacione të ngjajshme.
|
AND
Shqip: AND
Lloj i derës (gate) logjike rezultati është 1 vetëm atëherë kur dy hyrjet janë 1, ndërsa është 0 për gjitha tjera mundësitë tjera.
A B A AND B
0 0 0
0 1 0
1 0 0
1 1 1
|
|
ANSI
Shqip: ANSI
American National Standards Institute (ANSI) është organizatë private jo-profitabile për standarde e cila krijon standarde për lëmi të ndryshme për industri në SHBA. Kjo u themelua në vitin 1918 dhe është anëtare e ISO dhe IEC....
|
AO-DVD
Shqip: AO-DVD
AO-DVD apo Articulated Optical Digital Versatile Disc lejon vendosjen e më shumë shënimeve në disqet optike duke lejuar ruajtjen e deri më 40 - 100 herë më shumë shënimeve me transferi 5 - 30 herë më të shpejtë sesa DVD-të e sotëm....
|
AoE
Shqip: AoE
ATA over Ethernet është protokol i hapur i parashikuar për transmetimin e komandave për disqe ATA përmes Ethernet. AoE është shtresë e cila qëndron mbi Ethernet dhe e cila i mbyllë (Ang: encapsulate) komandat e ATA në korniza Ethernet....
|
AP
Shqip: AP
(I)
Shkurtesa për Access Point, pajisje harduerike ose softuer në kompjuter që luan rolion e hub-it përmes të cilit është e mundur lidhja në LAN. AP janë pika ku shfrytëzuesi lidhet me LAN në komunikime patela....
|
Applet
Shqip: Applet
Applet është një komponent softuerik që funksionon në bazë të një softueri, si p.sh. ueb-shfletuesit. Zakonisht appleti kryen funksione të kufizuara që nuk munden të shfrytëzohen në mënyrë të pavarur. Duhet marrë parasysh që appletat ekzekutohen vetë...
|
AppleTalk
Shqip: AppleTalk
Arkitekturë për LAN e ndërtuar për Apple makina dhe printer laserik. AppleTalk përkrahë skemën e kabllave për Apple LocalTalk, Ethernet dhe IBM Token Ring. Lidhja mes PC dhe Apple makinave është e mundur përmes harduerit dhe softuerit specifik si AFP....
|
ARP
Shqip: ARP
ARP (Address Resolution Protocol)- Protokol i rrjetave që përdoret për t'a gjetur MAC adresen e një makine ne rrjetë përmes IP adresës. ARP kërkesa dërgohet në rrjetë dhe makina që ka IP adresën e duhur,...
|
ASCII
Shqip: ASCII
ASCII - (American Standard Code for Information Interchange). Ėshtë kodi numerik standard që ka përdorimin më të madh në shkencat kompjuterike. Kjo skeme standarde e asocon vlerën numerike (integer) për shkronja (të vogla e të mëdha),...
|
assembler
Shqip: asembleri
Program i cili kompajllon programet të shkruara në gjuhën asembli dhe i shndërron në kode apo gjuhë të makinës, pastaj makina mundet të ekzekutoj instrukcionet të cilat ju kan japur nga programeri.
Motorola ka qipa të ndryshëm që mund të programohe...
|
assembly
Shqip: asembli
Ėshtë gjuhë pak me e lartë në nivel se sa gjuha e makinës. Me anë të gjuhës asembli ju mund të jepni instrukcione që kanë më shumë lidhje me gjuhën angleze se sa me atë binare. Për shembull për të rruajtur akumulatorin A në adresën 0000 të memories n...
|
ASP
Shqip: ASP
ASP është shkurtesa për teknologjinë Active Server Pages të Microsoft-it që shfrytëzohet për gjenerimin dinamik të ueb-faqeve nga ana e ueb-serverit. ASP është e ofruar si shtesë e pakos Internet Information Services (IIS) e cila poashtu vjen nga Mic...
|
|
|
 |
|
|
Shėnim: Edhe pse definicioni nė shqip tregohet si i tillė, nuk do te thote qė doemos ėshtė i pėrkthyer. Ndėrsa, nėse i perkthyer, nuk do tė thotė qė doemos ėshtė pėrkthim zyrtar. Pr-Tech nuk merr pėrgjegjėsi pėr saktėsinė e definicionit.

|
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
|
|
|