Pr-Tech
 

Google Pr-Tech

Renditja Shqip

A B C D E F G H I J
K L M N O P Q R S T
U V W X Y Z

Renditja Anglisht

A B C D E F G H I J
K L M N O P Q R S T
U V W X Y Z

Hyrjet Numerike

0 1 2 3 4 5 6 7 8 9
Gjuha e Definicioneve: Angleze / Duke Shfletuar: G
gate
Shqip: dera
Dera logjike është pajisje elektronike e përdorur në ndërtimin e qarqeve logjike. Ēdo derë ka hyrje dhe dalje. Gjendja e dajlës caktohet nga vlera hyrëse dhe nga rregullat që varen nga lloji i derës logjike....

GB
Shqip: GB
GB është shkurtesë për GigaByte. Një GB i ka 1,024 MB.

GCC
Shqip: GCC
GCC është shkurtesa për GNU Compiler Collection ku kjo është një pako e kompiluesve të gjuhëve të ndryshme programuese. Kjo pako është prodhuar nga Projekti GNU si softuer i lirë/hapur që është i distribuuar nga korporata jo-profitabile Free Software...

GDB
Shqip: GDB
GDB paraqet shkurtesën për GNU Debugger ku ky është debageri (Ang. debugger) standard për sistemin softuerik GNU. GDB është një debager portabil i cili funksionon në shumë sisteme të llojit Unix si dhe funksionon për shumë gjuhë programuese përfshirë...

geek
Shqip: ditak
Geek është individ i pasionuar ndaj kompjuterëve, teknologjisë dhe shkencës. Persona të tillë janë të aftë dhe dijetar në njohuritë teknologjike. Zakonisht personat e tillë nuk shfaqin interesim mbi aspektet e tjera të jetës por në të vërtet (shumë r...

Geolocation
Shqip: lokalizim gjeografik
Ose përcaktim i vendndodhjes gjeografike. Ėshtë shprehje që zakonisht nënkupton shërbimin i cili mundëson përcaktimin e vendndodhjes gjeografike të një objekti apo personi. Shërbime të tilla mund të ofroj sistemi global i pozicionimit (GPS),...

GGSN
Shqip: GGSN
Shkurtesa për Gateway GPRS Support Node. Nyja e GPRS rrjetave që shërben si hyrje (gateway) mobile patela mes SGSN dhe PDN-ve. GGSN lejon përdoruesve mobil të lidhen për PDN-të. Kjo nyje i mbart paketat nga SGSN dhe i shëndron në formatin e caktuar P...

GIS
Shqip: GIS
GIS është shkurtesë për Geographic Information System. GIS është sistem për ruajtjen, menaxhimin, integrimin, analizimin e të dhënave hapsinore dhe veçorive të saj. Në përgjithsi GIS është hartë e cila i jep mundësi që përdoruesi të sheh/analizojë ed...

Gmail
Shqip: Gmail
Gmail poashtu i njohur edhe si Google Mail, është shërbim falas për e-mail komunikim me anë të uebit dhe me anë të POP3 protokolit. Ky shërbim është i ofruar nga korporata Google, dhe është i njohur për hapësirën e madhe deponuese që e ofron si dhe p...

Gmax
Shqip: Gmax
Gmax, program i krijuar nga Autodesk, përdoret për animime dhe 3d modelime. Ky program mund të sharkohet nga webfaqja e Autodesk.

Gmax është i bazuar nga programi i njohur 3D Studio Max dhe shërben më shumë për krijimin e karakterëve,...

GNOME
Shqip: GNOME
Mjedis falas për sistem operativ Linux. GNOME është shkurtesë për GNU Network Object Model Environment. GNOME është pjesë e projektit GNU dhe si i till është open source.

GNU
Shqip: GNU
GNU është shkurtesë përsëritëse që do të thot "GNU's Not UNIX". GNU është sistem për krijimin e softuerit që është i pajtueshëm me UNIX. GNU është zhvilluar nga Free Software Foundation (FSF). Filozofia mbrapa GNU është krijimi i softuerit që nuk ësh...

GNU Privacy Guard
Shqip: GNU Privacy Guard
GNU Privacy Guard (shkurtimisht: GnuPG apo GPG) është softuer i lirë/hapur që shfrytëzohet si zëvendësues për pakon softuerike për kriptografi PGP. GPG është pjesë i projektit softuerik GNU të FSF-ës, dhe është i lëshuar nën licencën GNU GPL....

Google
Shqip: Google
Google është një makinë kërkuese në Internet si dhe një kompani publike e ShBA-ve e cila për herë të parë u inkorporua si kompani private më 7 Shtator, 1998. Në bazë të shënimeve të 30 Shtatorit, 2006 kjo kompani ka rreth 9,...

Google Analytics
Shqip: Google Analytics
Google Analytics (shkurtimisht GA) është një shërbim i ofruar falas nga Google për mbledhjen e statistikave të detalizuara mbi vizitorët e ueb-faqeve. Njëra nga vetitë më kryesore të GA-së është mundësia e optimizimit të reklamave me anë të AdWords s...

GPL
Shqip: GPL
Shkurtesa për GNU General Public License. Kjo licencë është më e përdorura për prodhime të hapura (open-source). Sipas GPL çdokush që krijon softuer përmes prodhimeve open-source duhet të lëshon prodhimet e derivuara falas dhe me kodin burimor nën li...

GPRS
Shqip: GPRS
GPRS është shkurtesë për General Packet Radio Service. Kjo është teknologji që i lejon GSM rrjetave të lidhen për internet. GPRS e plotëson GSM me protokole të nevojshme për transmetim të shënimeve në shpejtësi prej 20 - 30 Kbps....

GPS
Shqip: GPS
Shkurtesa për Global Positioning System. Ky është sistem botëror për pozicionim i ndërtuar nga 24 satelita në orbitë rreth Tokës. Lartësi e satelitëve është rreth 19,300 km. Për të përdorur GPS nevojitet GPS pranuesi....

GPU
Shqip: GPU
GPU është shkurtesa për Graphics Processing Unit (poashtu e njohur si VPU e cila është shkurtesë për Visual Processing Unit) ku kjo është pajisja e dedikuar grafike për kompjuterë personal apo për konsola të video-lojërave....

GSFC
Shqip: GSFC
GSFC është shkurtesa për laboratorin e NASA-s për hulumtim hapësinor Goddard Space Flight Center. Ky laborator është pas themeluar më 1 Maj të vitit 1959 si qendra e parë e NASA-s për fluturime hapësinore....

GUI
Shqip: GUI
GUI është shkurtesë për Graphical User Interface. GUI është ndërmjetësuesi mes sistemit operativ dhe shfrytëzuesit. GUI ofron mënyrën grafike të komunikimit me makinën. GUI zakonisht përmban dritare dhe ikona të cilat manipulohen me mi apo tastaturë....


Shėnim: Edhe pse definicioni nė shqip tregohet si i tillė, nuk do te thote qė doemos ėshtė i pėrkthyer. Ndėrsa, nėse i perkthyer, nuk do tė thotė qė doemos ėshtė pėrkthim zyrtar. Pr-Tech nuk merr pėrgjegjėsi pėr saktėsinė e definicionit.



Creative Commons License
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn
Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2013 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...