|
|
Gjuha e Definicioneve: Shqipe / Duke Shfletuar: K |
carbon
Shqip: karbon
Elementi kimik Karbon është i pranishëm në shumë përbërje. Karboni është elementi i dytë më i përhapur në Gjithësi. Ky element është një nga bazat e jetës. Ekzistojnë pesë alotrope të Karbonit: amorf, grafit,...
|
KB
Shqip: KB
KB është shkurtesë për KiloByte. Një KB i ka 1,024 bajta.
|
KDE
Shqip: KDE
KDE është mjedis i punës, apo "desktop environment", i cili punon për makina të tipit Unix. KDE projekti është themeluar në Tetor 1996 me verzionin 1.0 të liruar me 12 Korrik 1998.
|
kernel
Shqip: kernel
Bërthama apo thelbi i Sistemit Operativ (SO). Kjo është pjesa e Sistemit Operativ që ngarkohet së pari dhe qëndron në memorie. Pasi që është banor (resident) në memorie, është e rëndësishme që Kerneli të jetë i vogël dhe ofron shërbimet bazë të nevoj...
|
X Client
Shqip: Klienti X
Në sistemin X me dritare (x window sistem), klient X quhet cilido aplikacion (application) i cili mund të komunikoj me serverin X (x server), sipas protokollit X (x protocol). Ky klient në fakt paraqet cilindo aplikacion të cilin përdoruesi mund të a...
|
km
Shqip: km
Njësia metrike për kilometër. Një kilometër është 1000 metra ose 0.621371 mila.
|
NAK
Shqip: KNP
NAK është shkurtes për Negative Acknowledgement Code, Kodi Negativ i Pranimit, që është karakter kontrolle që i tregon dërguesit që porosia është pranuar nga pranuesi me gabime ose që është koruptuar gjatë transmetimit....
|
compiler
Shqip: kompiluesi
Ėshtë program i cili i dekodon instrukcionet të japura nga programeri dhe i kthen ato në gjuhë të makinës, të cilat shndërrohen në objekte kodore dhe mund të ekzekutohen kurdo që nevojiten. Kompiluesi e lexon kodin burimor (source code) dhe i organiz...
|
Packet Switching
Shqip: Komutim i paketave
Ėshtë njëra nga teknikat e komutimit (switching), ku komutimi bëhet për çdo paket veç e veç (packet). Kjo bëhet e mundur duke e hapur paketën, duke e lexuar adresën e pranuesit, duke e mbyllur prapë paketën dhe duke e orientuar në drejtim të duhur....
|
concentrator
Shqip: koncentrator
(I)
Koncentratori është një lloj i multiplexor-it që kombinon kanale të ndryshme në një medium transmetues ashtu që kanalet individuele mund të përdoren në të njejtën kohë. P.sh. ISP-të përdorin koncentratorët për të bashkuar lidhjet telefonika për ...
|
Limit Check
Shqip: Kontroll i vlerave kufitare
Ėshtë proces që verifikon vlerën e një madhësie e cila nuk guxon të dalë jashtë një brezi të paracaktuar. Nëse kjo vlerë del jashtë vlerave kufitare, atëherë aktivizohet një proces tjetër, me të cilin ndërmerren aksionet për kthimin e kësaj vlere bre...
|
controller
Shqip: kontroller
Kontrolleri është pajisje që rregullon transferin e shënimeve nga një kompjuter në pajisje periferike ose anasjelltas. Disqet, tastaturat, ekranet, shtypësit kanë nevojë për kontroller. Zakonisht kontrolleri ndërtohet nga një qip i vetëm....
|
Kryptos
Shqip: Kryptos
Kryptos është emri i skulpturës të ndërtuar nga artisti Amerikan James Sanborn, që është e vendosur në objektin e CIA në Langley, Virginia (shqiptuar: Lenglli, Virgjinja) të ShBA-ve. Emri i skulpturës rrjedh nga fjala "kryptos" që në gjuhën Greke do ...
|
quark
Shqip: kuark
Kuarket janë një nga dy grupet e njohura të grimcave nënatomike që deri sot nuk janë ndarë. Këto janë grimca që njihen si njësitë më të vogla të materies. Ekzistojnë 12 grimca themelore, gjashtë kuarke dhe gjashtë leptone....
|
Backbone
Shqip: Kurriz
Ėshtë term që përdoret për të treguar pjesën kryesore (qendrore) të një sistemi, rrjeti, apo pajisjeje, duke e krahasuar me kurrizin e trupit njerëzor.
...
|
|
|
 |
|
|
Shėnim: Edhe pse definicioni nė shqip tregohet si i tillė, nuk do te thote qė doemos ėshtė i pėrkthyer. Ndėrsa, nėse i perkthyer, nuk do tė thotė qė doemos ėshtė pėrkthim zyrtar. Pr-Tech nuk merr pėrgjegjėsi pėr saktėsinė e definicionit.

|
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
|
|
|