Pr-Tech
 

Google Pr-Tech

Renditja Shqip

A B C D E F G H I J
K L M N O P Q R S T
U V W X Y Z

Renditja Anglisht

A B C D E F G H I J
K L M N O P Q R S T
U V W X Y Z

Hyrjet Numerike

0 1 2 3 4 5 6 7 8 9
Gjuha e Definicioneve: Shqipe / Duke Shfletuar: N
NAND
Shqip: NAND
Lloj i derës (gate) logjike ku në rast se dy hyrjet janë 1 atëherë rezultati është 0, ndërsa kur vetëm një nga inputet është 0 atëherë rezultati është 1.


A B   A NAND B
0 0       1
0 1       1
1 0       1
1 1       0


NAND ...

nanoanalysis
Shqip: nanoanaliza
Nanoanaliza është mënyra që vendos mbi strukturat atomike të materialeve, sidomos kristaleve. Kjo është teknologji e ngjajshme me mikroanalizën por në nivel nanometrik. Mikroskopi elektronik përdoret shpesh për nanoanalizë,...

nanochip
Shqip: nanochip
Nanochip është qark i integruar (CHIP) por në madhësi nanometrike.

nanocomputer
Shqip: nanokompjuter
Kompjuter i cili i ka përmasat mikroskopike. Disa lloje të nanokompjuterëve janë duke u hulumtuar do të punojnë në mënyre të ngjajshme me kompjuterat tradicional por dallojnë në përmasa, nanokompjuterët kimik dhe biokimik që bëjnë procesimin e inform...

nanolitography
Shqip: nanolitografi
Ėshtë arti i shtypjes, shkrimit apo grithjës në nivelin mikroskopik ku dimenzionet janë me përmasa nanometrike. Instrumentet e përdorura në nanolitografi janë Scanning Probe Microscope (SPM) dhe Atomic Force Microscope (ATM)....

nanomachine
Shqip: nanomakina
Gjithashtu njifen me emrin nanite, janë pajisje elektromekanike të masës nanometrike. Disa pajisje janë testuar me sukses mirëpo hulumtimet shkencore ende vazhdojnë në këtë drejtim. Shembuj të naniteve ekzistuese janë senzorët që janë 1....

nanometer
Shqip: nanometer
Njësia matëse në vlerë 10-9 metra ose një e trilionta pjesë e metrit.

nanomedicine
Shqip: nanomjekėsia
Ėshtë zbatimi i nanoteknologjisë në mjekësi.

nanofabrication
Shqip: nanoprodhimi
Dizajnimi dhe prodhimi i pajisjeve në dimensione nanometrike.

nanorobot
Shqip: nanorobot
Nanorobot është makinë robotike e specializar në një punë të cilen e mbaron me precizitet dhe përsëritje. Nanorobotët kanë përmasa nanometrike. Nanorobotët mund të ndahen në dy grupe robotët autonom dhe insekte....

nanostorage
Shqip: nanoruajtje
Nanoruajtje nënkupton vendosjën e shënimeve në pajisje të ndërtuara ose që zbatojn koncepte të nanoteknoligjisë. Në këtë mënyre rritet kapaciteti për ruajtjen e shënimeve. Disa metoda për nanoruajtje janë në zhvillim si teknologjitë optike dhe hologr...

nanosecond
Shqip: nanosekondė
Ėshtë njësia matëse e kohës me vlerë 10-9 e sekondës apo një e trilionta pjesë e sekondës. Zakonisht ns (ose nsec) përdoret për matjen e shpejtësis së RAM.

nanotech
Shqip: nanoteknologji
Nanoteknologjia apo si quhet ndonjëherë prodhimtaria molekulare është degë e inxhinierisë që merret me prodhimin e qarqeve elektronite të përmasave nanometrike (në nivelin molekular).

nanotransistor
Shqip: nanotranzistorė
Nanotranzistori është tranzistor por me përmasa nanometrike.

nanotube
Shqip: nanotuba
Procesi i prodhimit të tubave, me procese nanoteknologjike, në madhësi nanometrike. Nanotubat janë cilindra të gjatë të ndërtuar nga molekulat e grafitit me strukturë gjashtë-këndëshe. Nanotubat mund të kenë një apo më shumë cilindra....

NASA
Shqip: NASA
NASA shkurtesë për National Aeronautics and Space Administration. Kjo është agjenci shtetërore e SHBA roli i të cilës është hulumtimet jo-ushtarake dhe studimet shkencore të Hapësirës dhe Gjithësisë. NASA gjithashtu është zhvilluese e shumë teknologj...

Neon
Shqip: Neon
Neoni (Ang: neon) është elementi kimik i cili në sistemin periodik e ka simbolin Ne dhe numrin atomik 10. Ky element është një gaz fisnik inert, pa aromë, pa ngjyrë, dhe pa shije.

Pesha atomike e neonit është 20....

NetBEUI
Shqip: NetBEUI
NetBEUI (NetBIOS Extended User Interface) është verzion i zgjeruar i NetBIOS. NetBEUI formalizon formatin e frame-it të caktuar nga NetBIOS. NetBEUI është zhvilluar nga IBM dhe adoptuar nga Microsoft. Konfigurimet më të zakonshme janë kur NetBEUI për...

NetBIOS
Shqip: NetBIOS
NetBIOS (Network Basic Input/Output System) është program që lejon aplikiacionet në kompjuterë të ndyshëm të komunikojnë pëermes LAN. Ėshtë krijuar nga IBM dhe adoptuar nga Microsoft. NetBIOS përdoret në rrjetat Ethernet dhe Token dhe bënë pjesë në N...

NetInfo
Shqip: NetInfo
NetInfo është bazë e të dhënave hierarkike administrative të OS X makinave dhe rrjetave. NetInfo përmban përdoruesit, grupet, makinat, shërbimet, lokacionet, direktoriumet dhe shënime tjera administrative....

NFA
Shqip: NFA
NFA është shkurtesë për "Nondeterministic Finite Automaton" apo "Nondeterministic Finite State Machine" është makinë e gjendjeve të kufizuara (FSM) ku prej secilës gjendje, ekzistojnë një apo më shumë tranzicone për një simbol të caktuar që dallon ng...

NIC
Shqip: NIC
(I)
Shkurtesë për Network Interface Card. NIC është kartelë e cila
instalohet në kompjuter, dhe mundëson lidhjen e kompjuterit në rrjetë me kabëll ose patela. NIC kartela është e dizajnuar për rrjetë të caktuara - me protokole të vecanta dhe tekno...

NIM
Shqip: NIM
(I)
Shkurtesë për NetInfo Manager. GUI aplikacion për vëzhgimin dhe manipulimin e NetInfo bazës së shënimeve (nidb).
(II)
Shkurtesë për Nuclear Instrumentation Module që përdoret për numërimin e fotoneve për transmetimin e pulseve nëpër kablla "co...

NIS
Shqip: NIS
Shkurtesa për Network Information Service, metodë për përhapjën e shënimeve që përdoret në Sun makina. Në fillim quhej Yellow Pages por për arësye të hedhjes në gjyq nga British Telecom, e cila ishte pronare e shenjës dalluese (trademark) Yellow Page...

one's-complement
Shqip: njė-komplementi
Reprezentim i numrit me shenjë në sistem binar. Ndryshe nga matematika kur numri negativ shënohet me shenjën minus (-), në sistemet digjitale kjo mund të arrihet kur numri 1 kthehet në 0, dhe ai 0 në 1....

NOR
Shqip: NOR
Lloj i derës (gate) logjike ku dajla është 1 nëse vetëm dy hyrjet janë 0, përndryshe rrezultati është 0.


A B   A NOR B
0 0      1
0 1      0
1 0      0
1 1      0


NOR është kombinim i NOT dhe OR....

normalization
Shqip: normalizim
(I)
Procesi i normalizimit në baza të shënimeve relacionale do të thot organizimi i shënimeve në mënyrë që t'i iket përsëritjeve. Me procesin e normalizimit arrihet deri te ndarja e BSh në disa tabela dhe duke i definu relacionet mes tyre....

NOT
Shqip: NOT
Lloj i derës (gate) logjike ku vlera e hyrjes shëndrohet në atë të kundërt. Pra kur hyrja është 0, rezultati është 1 dhe e anasjelltas.


NOT(A)
0     1
1     0


Notepad
Shqip: Notepad
Notepad është një tekst editor i thjeshtë i cili është i përfshirë në të gjitha versionet e sistemit operativ Microsoft Windows që nga versioni 1.0 më vitin 1985.

Notepad është një nga tekst editorët që shfrytëzohet më së shumti....

nova
Shqip: nova
Nova manifestohet me eksplodimin e madh dhe të shkëlqyeshëm të yllit. Eksplodimi nova shkaktohet nga bashkëveprimi i dy yjeve që gjinden afër. Këto yje e tërhjeken duke kapur atmosferën e njëri tjetrit....

NTFS
Shqip: NTFS
Shkurtesa për NT File System. Ky sistem i skedave është i paraparë për NT verzionet e Windows. NTFS ofron përmirësime të shumta si "transaction logs" apo shënimet mbi transakcione që lejojnë kthimin e skedave të humbura në rast të prishjës së diskut....

sniffing
Shqip: nuhatje
Lloj i teknikës që përdoret në rrjeta ku sulmuesi ka mundësinë e mbledhjës së paketave në rrjetë. Nuhatja e paketave mundësohet përmes NIC-ave të vendosur në menyrën e operimit që quhet "promiscuous". NIC-at në këtë menyrë të operimit pranon gjitha p...

prime number
Shqip: numėr i thjeshtė
Në matematikë, numrat e thjeshtë (Ang: prime numbers), janë të gjithë numrat natyral më të mëdhenj se 1, të cilët plotëpjestohen me vetëm vetveten dhe me numrin 1. Numrat natyral që janë më të mëdhenj se 1,...

fibonacci numbers
Shqip: numrat e fibonaēit
Në matematikë numrat e fibonaçit prodhojnë varg ashtu që çdo numër është i barabartë me shumën e dy numrave paraprak. Këta numra e kanë marrë emrin në bazë të matematicientit italian Leonardo Pisano (Fibonacci) i cili i zbuloi....

NVRAM
Shqip: NVRAM
Gjithashtu njifet me emrin Non-Volatile RAM. Ky është një lloj i RAM-it statik që nuk i humb shënimet kur furnizimi me energji elektrike ndalet. NVS zbatohet me anë të baterisë që mban shënimet në EPROM nga NVRAM-i....


Shėnim: Edhe pse definicioni nė shqip tregohet si i tillė, nuk do te thote qė doemos ėshtė i pėrkthyer. Ndėrsa, nėse i perkthyer, nuk do tė thotė qė doemos ėshtė pėrkthim zyrtar. Pr-Tech nuk merr pėrgjegjėsi pėr saktėsinė e definicionit.



Creative Commons License
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn
Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2013 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...