Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Lajme Mbulimet Speciale Arkiva: Foto RSS Feed

 

Kategoritė

Shkenca KompjuterikeStandarde / FormateProgramim / VeglaSisteme OperativeRrjeta / InfrastrukturėBaza e tė DhėnaveSigurim DigjitalPrograme AplikativeHarduer / PajisjeRobotikė / IAPolitikė / Kulturė / TreguHapėsirė / Shkencė

Zbritja e Huygens nė Titan
Hapėsirė / Shkencė - 18/01/2005 - Shkruar nga: Genc B. KASTRATI
Titani, sateliti i Saturnit dhe njëkohësisht trupi më misterioz në sistemin tonë Diellor, është vizituar nga zbritësi Huygens i ESA. Ky satelit i madhësis planetare ka një atmosferë të dendur dhe të pasur me substanca të cilat ishin të pranishme edhe në Tokën e lashtë. Me zbritjen e Huygens, shkencëtarët tani patën mundësi të shohin sipërfaqën e Titanit, gjë që më herët ishte e pamundur nga atmosfera ngjyrë portokalli.
Nga fotot e Huygens, shkencëtarët arriten në konkludime që sipërfaqja e satelitit është e përbërë nga kanalet dhe bregdetet ku në kohën e lashtë rrjedhnin lëngjet e ndryshme organike.
Huygens i ESA është zbritësi i parë që u lëshua në planet apo satelit që gjindet më larg se Marsi. Cassini i NASA ishte transporti i Huygens. Me 14 Janar 2005 ESA dhe NASA shënuan këtë moment historik me zbritje të sukseshme të Huygens në Titan, me çrast u mblodhën sasira të mëdha të shënimeve mbi atmosferën e satelitit.
Në lartësi të disa km, Huygens fotografoi bregdete, ishuj, kanale të krijuara nga erozioni lëngor, ndërsa pas zbritjës Huygens ishte i rrethuar nga shkëmbinjët sferik të formuar nga aktiviteti lëngor. Sipas vlerësimeve zbritësi u fundos 15 cm në dheun e Titanit, gjë që tregon që sipërfaqja është e përbërë nga diçka e butë. Shkencëtarët janë të kujdesshëm sepse kjo është hera e parë që shohin diçka të tillë. Në temperaturat -143° C HidroKarbonatet si Metani dhe Etani nuk janë të njejtë si në Tokë, ndërsa uji është i ngrirë. Sipas vlerësimeve gjysma e Titanit është e përbërë nga akulli i ujit. Kjo do të thotë që sipërfaqja e ndritshme e Titanit mund të jetë e përbërë nga akulli.
Titani dhe Toka janë planetet e vetme në sistemin tonë Diellor me atmosferë të Azotit. Atmosfera e Titanit është 10 herë më e lartë sesa e Tokë ndërsa retë më të ulta të Titanit janë më të larta se retë më të larta të Tokës. Huygens e arriti qëllimin e vet, tani shkenca dhe astronomia janë më të pasura me dituri mbi Titan.

Dėrgoje me E-postė Pėr shtypės
Burimi i lajmit:
http://www.technewsworld.com/story/39769....


Shkruaj Lajme

Misioni Cassini


Lajme të ngjajshme

Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2013 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...