Raporti i publikuar nga Departamenti i Mbrojtjes (DM) së SHBA, i quajtur me emrin "harta për Zhvillim të Hapur Teknologjik" (Open Technology Development), i sygjeron departamentit integrimin e strategjisë për open source në zhvillim të rregulloreve dhe furnizim për mbrojtje.
Raporti është shkruar nga Advanced Systems & Concepts, në bashkëpunim me kompani të mëdha teknologjike dhe Open Source Software Institute. Raporti prej 79 faqeve thërret për pranimin e teknologjive të hapura, përkrahjen e standardeve dhe mbështetje në standarde të hapura si dhe flet mbi çështjet e licencimit dhe pronës së projekteve.
Raporti cek se rregullat në mbledhje të materialit fizik nuk duhen ti aplikohen softuerit. Sipas raportit, DM është duke e "kufizuar dhe penguar aftësinë e tregut që të konkuron në krijimin e zgjidhjeve dhe aftësive të reja". Raporti gjithashtu cek se pranimi i open source do ti shtyn kompanitë e mbyllura të veprojnë në mënyrë më konkurente.
Autorët e raportit gjithashtu pohojnë se përdorimi i teknologjive të hapura do ti mundëson DM të përmirëson ndërveprimin mes sistemve të ndryshme dhe të rrit efikasitetin dhe prodhimtarinë duke krijuar rregulla të standardizuara për përhapje të kodit. Kështu, DM nuk do të pëson humbje të kodit të vet.
Një nga sygjerimet është edhe ikja nga sistemet e mbyllura, jo vetëm përshkak të reziqeve të sigurimit, por edhe përshkak se këto sisteme ndikojnë në ngadalsim të përparimit tekologjik të infrastrukturës ushtarake.
Teknologjia e hapur (open source) ka një të ardhme të ndritshme në sektorin privat dhe publik. Problemet e shumta të FBI për modernizim të infrastrukturës kompjuterike, janë shenjë e qartë se organet për sigurim dhe shërbim publik, duhen ta marrin raportin e DM me seriozitet.
Se ku do të arrihet me këtë raport varet nga politika e brendshme, gjë që në shumë raste ka stagnuar zhvillimin dhe arritjen e qëllimeve.
|
Dėrgoje me E-postė
Pėr shtypės
|