Një letër e pikur nga Komisioni Europjan e vuri në dritë nivelin e lobimit nga ana e industrisë së softuerit të mbyllur për ta penguar përkrahjen dhe përhapjen e softuerit open source. Letra është dërguar si përgjigje ndaj raportit të më parshem mbi rolin e open source në ekonominë e bllokut Europjan. Grupi lobist, i financuar nga Microsoft, Initiative for Software Choice (ISC), ka paralajmëruar mbi pasojat e rënda nëse zhvillimi i softuerit open source nxitet më shumë.
Letra thotë se çdo veper nga KE do të "pengon tërë eko-sistemin e softuerit", dhe se raporti mbi open source dukej më shumë si "dokument për marketing sesa anketë serioze". Letra është shkruar nga Hugo Lueders, nga dega Europjane e ISC, dhe iu është dërguar Francoise Le Bail, zëvendës drejtoresha e deges Industriale të Komisionit Europjan.
Letra, në tërësi, është vendosur në fund të këtij lajmi.
ISC është organizatë e themeluar për ti kundërshtuar përpjekjeve të qeverive Europjane, Amerikane, dhe të vendeve tjera, që ta nxisin zhvillimin e open source.
Letra e ISC e kritikon raportin e njohur me emrin "Study on the Economic Impact of Open Source Software on Innovation and the Competitiveness of the Information and Communication Technologies (ICT) Sectors in the EU". Ky raport konkludon se open source luan rol pozitiv në ekonomi të Europes dhe sygjeron zhvillimin dhe nxitjen e saj.
Lueders deklaron se raporti është një-anësor sepse nuk e analizon ekonominë jo-open source.
Ai shton se Bashkimi Europjan nuk duhet të nxiton zhvillimin e open source. Sipas tij, kjo është e panevojshme sepse open source edhe ashtu është i suksesshem (ICT raporti cekë se 40% të kompanive përdorin open source dhe se kjo do të rritet 20% në vit). Sipas Lueders, KE-ja nuk duhet të vendos se çka është mirë për tregun, dhe se ky vendim i takon vet tregut. Ai pohon se "tregu ka bërë vendimin dhe është vendosur në modelin e mbyllur, gjë që nuk duhet të injorohet".
Ata që janë në favor të open source pohojnë se vendimet e tregut nuk janë të mjaftueshme për të pasur një ekonomi të shëndoshë, mbasi që industria e mbyllur softuerike i "mbyll" përdoruesit në sisteme të veta.
Sipas Lueders, standardet e hapura, për të cilat nuk nevojitet pagesa për përdorim, nuk janë gjë e mirë në disa raste. Sipas tij, "kombinimi i standardeve të ndryshme" është drejtim më i mirë për ta bërë tregun më efikas. Ai pohon se çdo veprim që mund ti zhvendos standardet jo-open source "do ta prish dukshem ekosistemin softuerik".
Lueders gjithashtu e sulmon sygjerimin e raportit që të përdoren kreditet nga tatimet për nxitje të open source, duke e quajtur këtë si "ekstreme". Ai mendon se ky hap do ta ç'rregullon tregun dhe nuk do të ishte e mundur të zbatohet. Sipas tij, open source ka mjaft përkrahje ekonomike mbasi që shumica e zhvilluesve fitojnë nga aktivitetet e tyre.
Drejtori i deges ISC për Europë gjithashtu deklaron se të drejtat intelektuale nuk duhen të preken. Lueders thotë se "shumë nga sygjerimet e raportit mund ta dobësojnë pronen intelektuale nëpër Europë, duke e shkrirë kapitalin investues rizikues dhe inovacionin në BE".
Duhet cekur se ISC gjindet në të njejten adresë (fizike) me grupin lobist, CompTIA, grup i cili shtynte direktiven për patente softuerike që Parlamenti Europjan e hodhi dhe e votoi poshtë.
Në letren e ISC, Lueders gjithashtu ankohet se KE-ja iu ka dhënë lobistëve 10 ditë për ta japur përgjigjjen. Ai thotë "nga kjo, mund të kuptohet se Komisioni është jo-tolerant ndaj komenteve kundërshtuese". Ai e akuzoi KE-në se është duke u marr me "procese të mbyllura". Lueders shton se "e shohim këtë mangësi ironike të transparences, pra open source por proces i mbyllur, si gjë që po përhapet".
Ėshtë ironike që grupi lobist i industrisë jo-open source softuerike kërkon proces të hapur për gjëra si standardet softuerike. Lueders nuk arriti ta cekë mangësinë e transparences nga vet industria që e përkrah, sidomos në lobim dhe manipulim të instituteve, dhe mos të flitet në proceset e mbyllura ku vendimet mbarështetërore janë bërë vetem në prani të korporatave që ISC i përkrah dhe disa krerëve qeveritar.
Letra e ISC në tërësi:
http://www.techworld.com/cmsdata/news/7109/FLOSS-letter-ISC.pdf
|
Dėrgoje me E-postė
Pėr shtypės
|