Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Lajme Mbulimet Speciale Arkiva: Foto RSS Feed

 

Kategoritė

Shkenca KompjuterikeStandarde / FormateProgramim / VeglaSisteme OperativeRrjeta / InfrastrukturėBaza e tė DhėnaveSigurim DigjitalPrograme AplikativeHarduer / PajisjeRobotikė / IAPolitikė / Kulturė / TreguHapėsirė / Shkencė

Cisco lėshon prodhimin pėr mbledhje virtuele - Cisco TelePresence
Harduer / Pajisje - 24/10/2006 - Shkruar nga: Genc B. KASTRATI
Cisco Systems do të lëshon një vegel e cila do të lehtëson mbajtjen e mbledhjeve mes palëve të vendosura në vende të largëta. Prodhimi quhet Cisco TelePresence, prodhimi i parë i Cisco-së për tregun e "telepresence". Koncepti i "telepresence" (tele-pranishmërisë) nënkupton simulimi i ndërveprimit të palëve të cilat nuk janë në të njejtin vend fizik.

Teknologjia ka për qëllim që ta bën mbledhjen virtuele pothuajse reale.

Ky treg pritet të rritet në $300 milion deri me 2008, pohon Gartner Inc.

Cisco TelePresence përbëhet nga tre ekrane 65" plazma, tri kamera të definicionit të lartë, tavolinë dhe ndriçim. E tërë kjo për $299,000. Sistemi mundëson mbledhjen e 12 individëve.

Versioni më i lirë për katër persona dhe me një ekran kushton $79,000.

Të dy prodhimet janë paraparë të punojnë me pajisjet ekzistuese të Cisco. Dhoma për mbledhje të tilla duhet të ketë lidhje prej 10 mbps.

David Willis, hulumtuesi kryesor për Gartner, pas të provuarit të kësaj teknologjie thotë "ishte iluzion i hatashem. Vërtet e arritë përjetimin e mbledhjes reale. Dhe une i urrej video-konferencat...por kjo është sikur David Copperfield. Kjo është si magji".

Prodhimi tani mund të porositet. Klientat e parë do ta marrin atë brenda katër javëve.

Dėrgoje me E-postė Pėr shtypės
Burimi i lajmit:
http://www.physorg.com/news80809890.html


Shkruaj Lajme

Mbulimet Speciale


Lajme të ngjajshme

Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2013 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...