Novell ka publikuar më shumë detale mbi marrëveshjen me Microsoft në lidhje me patentet për ndërveprim mes Windows-it dhe Linux-it. Si duket, Novell do të përfiton me $348 milion para-pagesë për abonim në çertifikata dhe ndër-licencim të patentave.
Në Formen 8-K të cilen Novell e dorëzoi në SEC (Security and Exchanges Commission) , në Entry into a Material Definitive Agreement, kompania deklaron se "nën Marrëveshjen për Bashkëpunim të Biznesit, që skadon me 1 Janar 2012, Novell dhe Microsoft do të marketojnë një ofertë të përbashket. Oferta e përbashket do të përbëhet nga SuSE Linux Enterprise Server (SLES) dhe abonimi në përkrahjen e SLES, së bashku me Microsoft Windows Server, Microsoft Virtual Server dhe Microsoft Viridian, që do të ofrohet për klientat që duan ta zbatojnë Linux-in dhe Windows-in në mjedis të virtualizuar".
Virtualizimi është shndërruar në subjekt shumë të "kërkuar" gjatë viteve të fundit. Mendohet se tregu i softuerit për virtualizim do të jetë $1.8 miliard deri me 2009.
Për këtë paketë, MS do të paguan Novell-it, $240 milion për abonim në SLES çertifikata të cilat do ti përdor, shit, distribuar Microsoft-i. Gjithashtu, MS planifikon të shpenzon rreth $12 milion çdo vit për të reklamuar virtualizimin për Linux dhe Windows. MS e ka dedikuar një ekipë marketuese me fuqi financiare prej $34 milion e cila do ti përkushtohet kësaj oferte të përbashket. MS gjithashtu ka pranuar që të mos hyn në marrëveshje me distributorët tjerë të Linux-it gjatë tri viteve.
Ron Hovsepian, kryetari dhe CEO i Novell, deklaron "përkushtimet financiare të Microsoft-it në këtë marrëveshje janë të rëndësishme. Kjo do ta ndihmon përhapjen e Linux-it në zonat qeveritare dhe të ndërmarrjeve, duke i zgjeruar mundësitë për Linux dhe open source. Kjo është mirë për Novell, por edhe për komunitetin sepse do ta bën Linux-in dhe open source më të përhapur dhe do ta rritë kërkesen për zgjidhjet e bazuara në Linux".
Sa i përket patenteve, Microsoft do të paguan fillimisht $108 milion, ndërsa Novell do të paguan gjatë pesë viteve të ardhme shumen prej $40 milion.
David Kaefer, menaxheri gjeneral i prones intelektuale dhe licencimit në Microsoft, thotë se "për ne, kjo është mbjellje për mundësi shumë më të mëdha". Ai shton se "nëse e shikoni virtualizimin si shembull, ky treg do të rritet në $2 miliard deri me 2010. Ne mendojmë se vetem kompanitë të cilat kanë virtualizim në platforma të shumta do të kenë sukses. Pra mendojmë se Novell dhe Microsoft janë duke marrur hapa të mëdhenjë për ta rritur këtë treg të rëndësishem".
Kjo vjen në kohë të mirë për Novell, kompani e cila tani ka probleme financiale.
|
Dėrgoje me E-postė
Pėr shtypės
|