Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Lajme Mbulimet Speciale Arkiva: Foto RSS Feed

 

Kategoritė

Shkenca KompjuterikeStandarde / FormateProgramim / VeglaSisteme OperativeRrjeta / InfrastrukturėBaza e tė DhėnaveSigurim DigjitalPrograme AplikativeHarduer / PajisjeRobotikė / IAPolitikė / Kulturė / TreguHapėsirė / Shkencė

Europa Veriore e fillon vitin e ri me mungesė tė akullit nė detin Balltik
Hapėsirė / Shkencė - 03/01/2007 - Shkruar nga: Genc B. KASTRATI
Europa Veriore e fillon vitin e ri me mungesë të akullit në detin Balltik. Tarmo Kouts nga Instituti Estonian për Detëra, thotë se "është shumë e pazakonshme të pritet Viti i Ri pa akull në detin Balltik". Temperaturat mesatare në Estoni janë për një gradë celzius më të larta sesa vitin e kaluar.

Dimërat me akull më të rralluar janë duke u paraqitur që disa vite në detin Balltik. Mendohet se kjo ka të bëjë me ngrohjen globale.

Duhet cekur se mungesa e akullit në Balltik nuk dëmton boten e gjallë aty deri sa temperaturat nuk ndryshojnë në brezin prej pesë gradë celzius.

Mungesa e akullit ka pasoja në peshkatari, sepse peshqit janë duke ngrën më shumë dhe duke u trashur më shumë, gjë që peshkatarët nuk duan sepse kualiteti i kapjes bjen.

Gjithashtu, me rritjen e temperaturave, aktivitetet tradicionale si ecja në liqerin e ngrirë, janë duke u bërë të rrezikshme pasi që akulli nuk po forcohet aq sa duhet. Në Estoni, dy fëmijë e humben jeten pas fundosjes në liqe.

Dėrgoje me E-postė Pėr shtypės
Burimi i lajmit:
http://www.physorg.com/news86697323.html


Shkruaj Lajme

Ngrohja Globale

Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2013 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...