|
|
| |
Kategoritė |
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Një nga gjërat më të hatashme për Apple iPhone, të cilin e prezentoi Steve Jobs në Macworld këtë javë, është se si kompania arriti ta mbanë këtë sekret gjatë dy viteve e gjysmë të zhvillimit me partneret tjerë si Cingular, Yahoo! dhe Google. iPhone, që do të lëshohet në tregun Amerikan në Qërshor, është rezultat i bashkëpunimit mes kompanisë më të madhe mobile në SHBA, Cingular, shërbimit më të madh për e-postë, Yahoo!, dhe Google.
Edhe pse në internet u fliste për iPhone të cilin do ta lëshon Apple, detalet për këtë ishin shumë të vogla.
Apple ishte aq serioze për ta mbajtur këtë sekret sa që disa nga menaxheret e Apple vet për herë të parë e kanë pa iPhone gjatë Macworld.
Sfida për ta mbajtur iPhone ishte tejet e rëndë. Përveç se zhvillimi i kësaj pajisje ka kërku bashkëpunimin me Cingular, Google, Yahoo! dhe me një prodhues të panjohur në Azi, procesi i zhvillimit ka prekur çdo departament të Apple, më shumë se prodhimet e mëparshme.
Edhe pse Apple nuk e bëri të njejten gjë si HP (duke vendosur mikrofona në telefona dhe vjedhur dokumenta nga punëtorët), korporata e ka cekur në mënyrë të kjartë se çdo publikim i sekretit do të qon drejtë persekutimit gjyqësor.
Në këtë mënyrë, me sekrete dhe patente, Apple e mbron veten nga konkurenca. Por gjithashtu, fjala "sekret" e ka tërhjekjen e vet. Gjatë CES në Las Vegas, me qindra reporterë janë vizuatuar përpara prezentimit të Steve Jobs për ta parë zbulimin e "një sekreti të ri".
Sekreti për iPhone ishte aq mirë i ruajtur sa që as Google dhe Yahoo! nuk e kanë parë iPod-in e ri deri pak para prezentimit në Macworld.
Zhvillimi i softuerit ishte i mundur edhe pa prototip harduerik.
Partneriteti me Cingular ishte një nga më të komplikuarat. Cingular ishte prapa zhvillimit të telefonit të parë të Apple, Motorola ROKR. Ky telefon ishte deshtim total, zbulohet sepse Cingular i ka diktuar Apple se si të zhvillohet pajisja (gjë e zakonshme në industri të telekomit). Apo ndoshta, Motorola ROKR ishte diversion për ti zbutur diskutimet në internet në lidhje me iPhone. Sido që të jetë, kjo përvojë e bëri Steve Jobs më të vendosur që ta kontrollon zhvillimin e iPhone në totalitet.
Para shumë viteve, Steve Jobs dhe Stan Sigman, CEO i Cingular, kanë arritur në marrëveshje shumë-vjeqare për zhvillimin e iPhone. Një ekzekutiv i Apple thotë se Apple i besonte Cingular se nuk do të përzihet në harduer dhe softuer. Ai shton se "ata e lejuan Apple të jetë Apple".
Apple gjithashtu ka krijuar iPhone të rrejshem për ti mashtruar bashkëpunuesit në Cingular dhe vet punëtorët e Apple.
Siduket Apple vendosi ta lëshon iPhone për publik mbasi që u bë vështirë të mbahet sekreti. Kjo mbasi që iPhone tani duhet të autorizohet nga Federal Communications Commission (FCC), gjë që kërkon publikimin e dokumentave dhe specifikimeve.
Por, sendi më i vështirë për ata që moren pjesë në zhvillimin e iPhone ishte ruajtja e sekretit nga familja dhe të dashurit. Për këtë Jobs iu falemnderohet këtyre individëve duke thënë "nuk do ta kishim arritur këtë pa ju".
|
Dėrgoje me E-postė
Pėr shtypės
|
Burimi i lajmit: http://money.cnn.com/2007/01/10/commentary/lewis_f... | |
|
 |
|
|
|
Mbulimet Speciale |
 |
|
Lajme të ngjajshme |
|