Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Lajme Mbulimet Speciale Arkiva: Foto RSS Feed

 

Kategoritė

Shkenca KompjuterikeStandarde / FormateProgramim / VeglaSisteme OperativeRrjeta / InfrastrukturėBaza e tė DhėnaveSigurim DigjitalPrograme AplikativeHarduer / PajisjeRobotikė / IAPolitikė / Kulturė / TreguHapėsirė / Shkencė

Themelohet LiMo Foundation - fondacioni pėr Linux nė telefoni mobile
Politikė / Kulturė / Tregu - 26/01/2007 - Shkruar nga: Genc B. KASTRATI
Gjashtë emrat më të mëdhenjë në industrinë e telefonisë mobile kanë deklaruar se janë duke e krijuar një fondacion për nxitjen e standardeve në Linux dhe adoptimin e kësaj platforme për telefona mobil.

Motorola, NEC, Panasonic Mobilce Communications, Samsung Electronics, NTT DoCoMo dhe Vodafone Group Services e kanë themeluar LiMo Foundation (non-profit) e hapur për individë apo ndërmarrje për çmimin vjetor prej $40,000 apo $800,000, varësisht nga lloji i anëtarësimit.

Bordi 13 pjesëtarësh do të takohet katër herë në vit. Fondacioni do të udhëheqet nga Greg Besio i Motorola, ndërsa nënkryetar do të jetë Kiyohito Nagata nga NTT DoCoMo.

Linux-i është duke hyrë thellë në tregun e telefonave mobil përshkak të shpenzimeve më të vogla për zhvillim, si dhe për zgjerimin e ndërveprimit mes modeleve të ndryshme të telefonave.

NEC dhe Panasonic janë duke punuar me Linux në telefona mobil që nga 2001 për NTT DoCoMo. Motorola dhe Samsung gjithashtu janë duke punuar në telefonat e vet mobil që punojnë me Linux.

Dėrgoje me E-postė Pėr shtypės
Burimi i lajmit:
http://www.techworld.com/mobility/news/index....


Shkruaj Lajme

Open Source


Lajme të ngjajshme

Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2013 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...