|
Ueb shėrbimet, gjendja aktuale | Shkarko PDF Autori: Valdete ZENUNI - 18/09/2007
Ueb shërbimet (Web Services) janë një teknologji e re që mundësojnë qasjen e funksioneve në largësi përmes internetit. Ueb shërbimet janë aplikacione kyçe në komunikimin e bizneseve me biznese (B2B) dhe biznesit me konsumator (B2C). Ueb shërbimet janë të bazuara në një bashkësi XML-standardesh, të cilat janë WSDL (Web Services Descritpion Language), SOAP (Simple Objekt Access Protocol) si dhe UDDI (Universal Descripption,...
|
|
Gjurmimi i tė dhėnave [ang. Data Mining] | Shkarko PDF Autori: Astrit DESKU - 18/09/2007
Në këtë punim në mënyrë te shkurtër përshkruhet procesi i gjurmimit të të dhënave (ang. Data Mining). Me theks te veçanet shpjegohet rëndësia e përdorimit te gjurmimit të të dhënave për të fituar informata të dobishme gjatë kryerjes së punëve në lëmi të ndryshme jetësore. Në veçanti potencohen përfitimet të cilat mund ti sigurojnë ndërmarrjet afariste me përdorimin e gjurmimit të të dhënave.
Në vazhdim përshkruhen disa metoda dhe teknika përmes ...
|
|
Google, si funksionon dhe si tė mashtrohet | Shkarko PDF Autori: Valon RACA - 19/08/2007
Makina kërkuese Google paraqitet si sistem i kompjuterëve të projektuar për kërkimin e informatave në ueb. Google mundohet ti kuptojë kërkesat e njerëzve në mënyrë njerëzore, dhe tiu kthej atyre përgjigjen në formën të qartë. Procesi i grumbullimit të të dhënave dhe paraqitja e tyre në rezultatet e kërkimit ngërthen në vete regjistrimin e të dhënave nga ueb-faqe të ndryshme dhe vendosjen e tyre në rezervuarin e sistemit,...
|
|
|
|
Sigurimi i WLAN | Shkarko PDF Autori: Arian HALIMI - 22/07/2007
Ky punim përshkruan me fjalë të shkurtra WLAN Security. WLAN dhe aplikacionet Wireles janë duke u rritur dita ditës në masë të madhe dhe janë duke u bërë mjaft popullore. Ato janë mjaftë të përdorshme dhe shumë të fuqishme, por sa i përket sigurisë ato janë akoma larg nivelit të optimumit. Problemi WLAN Security vazhdon që të jetë therra kryesore e implementimit të tij. Në vazhdim të këtij punimi do të jepen disa informacione lidhur me siguri...
|
|
Komunikimet Spread Spectrum | Shkarko PDF Autori: Arian HALIMI - 22/07/2007
Spread Spectrum Communications është teknikë shumë dimensionale, e cila përdoret në sisteme të ndryshme. Duke u bazuar në laramanin e shumtë të komunikimeve, të cilat janë prezente në ditët e sotme kjo lami kërkon një trajtim të veçantë dhe të respektueshëm sepse është një kontribut i madh për avancimin e teknologjisë komunikuese në shumë sfera, duke u nisur kështu prej anti-jamming e deri te CDMA....
|
|
Komunikimi i pajisjeve mobile me anė tė ueb shėrbimeve | Shkarko PDF Autori: Haxhi LAJQI - 13/06/2007
Në këtë punim diplome flitet për komunikimin e pajisjeve mobile me anë te ueb sherbimeve. Punimi poashtu përfshin protokolin WAP si dhe gjuhët WML dhe WML Script. Këtu është prezantuar arkitektura e ueb shërbimeve dhe mundësia e komunikimit të pajisjeve mobile duke shfrytëzuar ueb shërbimet si dhe mundësit e adaptimit dhe zhvillimit të ueb shërbimeve ashtu që të jetë e mundshme te ju qasemi edhe nga shfletuesit e pajisjeve mobile te cilët e për...
|
|
|
|
|
|
Gjenerimi i vargjeve tė rastit me shpėrndarje tė njėtrajstshme | Shkarko PDF Autori: Besnik DURIQI - 13/06/2007
Në këtë shkrim flitet për numrat e rastit. Këtu mund të lexoni për statistikën aplikative, në të cilën fushë numrat e rastit përdoren shpesh. Për shkak se shumë metoda statistikore mbështeten në shembuj të rastit, statisticientët aplikativ shumë shpesh kanë nevojë për një burim të numrave të rastit. Ky shkrim flet se si mund të gjenerohen numrat e rastit përmes kompjuterit.
|
|
Kontrolli i bashkėveprimeve pa vėnien dry | Shkarko PDF Autori: Helidon KASTRATI - 11/04/2007
Në këtë punim diplome, e cila është shkruar për lëndën Bazat e të Dhënave në Universistetin e Prishtinës, trajtohen gjërat elementare në lidhje me kontrollin e bashkëveprimeve me vënien dry (concurrency control with locking) si dhe pa të (non-lock concurrency control).
|
|
|
|
[Ang.] Providing users with feedback when blocked access to the internet | Shkarko PDF Autori: Flutra OSMANI - 15/10/2006
Në artikullin vijues përshkruhet një situatë e caktuar dhe zgjidhja e problemit përkates në një kompani. Më saktësisht, shumë përdorues të Internetit në këtë kompani nuk kanë mbrojtje nga viruset, dhe kështu ata rrezikojnë vetveten dhe përdoruesit e tjerë të rrjetit në këtë kompani. Me qëllim të mbrojtjes nga këto rreziqe, kjo kompani i bllokon IP dhe MAC adresat e dyshimta, por nuk ka ndonjë mekanizëm t'i njoftoj përdoruesit se jane te bllokua...
|
|
|
|
Zhvillimi i softuerit nė ekip: Koncepte themelore (pėrmbledhje informative) | Shkarko PDF Autori: Ridvan BUNJAKU - 24/08/2006
Në këtë përmbledhje të koncepteve janë përfshirë parimet themelore të zhvillimit të softuerit në grup. Softueret bashkëkohore janë sisteme komplekse që kërkojnë punë me përkushtim të lartë dhe në kohë të gjatë të shumë njerëzve. Funksionimi i mirë i ekipit është ndër sfidat më të mëdha për ekipin dhe është faktor kryesor për suksesin e tij në arritjen e qëllimit: zhvillimin e një solucioni stabil që do ti plotësonte të gjitha kërkesat e klientit....
|
|
Pyetėsit (Queries) | Shkarko PDF Autori: Visar KASTRATI - 27/06/2006
Në këtë shkrim flitet për Pyetësit (Queries) që përdoren për krijimin e tabelave të përkohshme duke i shfrytëzuar të dhënat nga tabelat e bazës. Në këtë shkrim flitet për Pyetësit (Queries) e bërë në programin për bazë të dhënave: Microsoft Access. Poashtu flitet edhe për dizejnimin e pyetësorëve dhe kategoritë në të cilat ato përfshihen.
|
|
Kolorimetria | Shkarko PDF Autori: Rrezarta XHAFERI - 19/05/2006
Në këtë shkrim ju mund të gjeni shpjegimin e ngjyrave dhe se si ne i shohim ato. Këtu do të flitet edhe për shkencën e cila merret me studimin e ngyrave: Kolorimetria (lat. color ngjyrë).
|
|
Konceptet bazė tė XML-it | Shkarko PDF Autori: Burim ALIJAJ - 29/11/2005
Në këtë punim flitet për defnicionin dhe prejardhjen e XML. Këtu poashtu mund të gjeni paraqitjetet e XML-it (text, DOM, SAX). XSLT, si punojnë, si të shkruajm XML kode, për çka është i dobishëm dhe çka mundë të bëjë.
|
|
|
|
|
|
XML nėnshkrimet digjitale | Shkarko PDF Autori: Blerim REXHA - 02/10/2005
Në këtë punim flitet për dobësitë e nënshkrimeve digjitale SHA-1 dhe MD5 të cilat janë tani në përdorim. World Wide Web Consortium (W3C) preferon përdorimin e XML nënshkrimeve digjitale për shkak të përdorimit të tyre në mënyra të ndryshme, dhe të kompatibilitetit me programe dhe formate të ndryshme të skedarëve.
|
|
Strukturat e tė dhėnave nė C++ | Shkarko PDF Autori: Ridvan BUNJAKU - 15/09/2005
Materiali në këtë punim i paraqet disa teknika themelore për prezentimin e bashkësive të fundme dinamike dhe për manipulimin e tyre në kompjuter, si dhe implementimin e tyre në gjuhën programuese C++.
Kodi, si zakonisht, do të jetë i organizuar nëpër fajlla ballinë (.h) të cilët i përmbajnë deklarimet e klasëve, dhe fajlla burimorë (.cpp) të cilët i përmbajnë implementimet e klasëve përkatëse. Në këtë punim,...
|
|
Nėnshkrimet Digjitale Autori: Astrit DESKU - 11/07/2005
Ky shkrim flet për konceptin e nënshkrimeve digjitale në përgjithsi. Flet për gjenerimin e çelësit privat dhe atij publik si dhe për përdorimin e tyre për t'u siguruar që informata e dërguar prej burimit në destinacion nuk është ndërruar nga ndonjë palë e tretë.
|
|
|
|
Reaksionet dhe Energjia Bėrthamore | Shkarko PDF Autori: Krenare PIREVA - 09/07/2005
Në këtë punim bëhet fjalë për fizikën dhe teknologjinë bërthamore të atomeve. Poashtu flitet për përdorimin e kësaj teknologjije në shumë aspekte të jetës së përditshme. Këtu mund të gjeni të gjithë historinë e zhvillimit të bombës atomike, dhe reaksionet të cilat marrin pjesë në procesin e shpërthimit të saj. Këtu në radhë të parë, mendohet në prodhimin e energjisë bërthamore dhe aplikimet e llojllojshme të izotopeve radioaktive....
|
|
ASP.NET Kontrollat | Shkarko PDF Autori: Ardian IBRAJ - 06/07/2005
ASP.NET-i (Active Server Pages), është teknologji për të zhvilluar web aplikacione dhe ofron zgjidhjen shumë të nevojshme për një problem shumë të vjetër - kontrollat e HTML formave. Në këtë punim mund të lexoni gjërësisht lidhur me HTML Server kontrollat, ASP Server kontrollat, Kontrollat e Validimit si dhe Kontrollat e kostumizuara. Ky punim është mbrojtur në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP,...
|
|
|
|
Analizimi i Algoritmeve Autori: Betim DEVA - 01/06/2005
Ky shkrim shpjegon mënyra të ndryshme se si të bëhet analizimi i algoritmeve duke gjetur funksionin e rritjes. Poashtu spjegohet teorema Master dhe përdorimi i saj. Shkrimi përmban shembuj që i korrespondojnë teoremave.
|
|
Ushtrime nė Java - Pjesa e dytė | Shkarko PDF Autori: Ridvan BUNJAKU - 22/04/2005
Pjesa e dytë e serisë Ushtrime në Java, libër i shkruar nga Ridvan Bunjaku (2005). Në fakt është adaptim, përshtatje e përkthim i ushtrimeve nga libri i David Schmidt-it, "Programming Principles in Java: Architectures and Interfaces" (kapitujt VII-VIII përderisa pjesa e parë përfshinë kapitujt I-VI). Ridvani është asistent në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Universitetin e Prishtinës....
|
|
CeBIT 2005 - Mbulim Ekskluziv nga Pr-Tech Autori: Genc B. KASTRATI - 19/03/2005
Raporti i Pr-Tech është krijuar nga vizita një ditëshe në CeBIT gjatë 15 Mars-it 2005. Shkrimi flet për dallimet mes CeBIT 2002 dhe 2005, nga përvoja personale e autorit, pikat kryesore të CeBIT 2005, argëtimin digjital dhe mediat e integruara, kompjuterikën personale, infrastrukturën komunikuese me dhe pa tela, sistemet telekomunikimit, veprimet e NTT DoCoMo në gjeneratën e 3 dhe 4 të telefonisë mobile,...
|
|
Rrjetat Lokale Pa Tela (Ang: Wireless Lan (WLAN)) Autori: Burim ALIJAJ - 21/02/2005
Ky shkrim mbulon rrjetat lokale pa tela (WLAN), Teknologjitë (Spread Spectrum, Frequency-Hopping Spread Spectrum, Direct-sequence Spread Spectrum, Narrowband, Infrared, Bluetooth, Potokolet IEEE 802.11), Konfiguracionet("peer to peer", "Access Point", WLANet me shumë "Access Point", Antenat Direkcionale), sigurinë e WLAN-ave etj.
|
|
Operatorėt nė C++ Autori: Burim ALIJAJ - 13/02/2005
Ky shkrim elaboron operatorët në C++, prioritetin e tyre. Shkrimi poashtu përmban shembuj lidhur me operacionet e rendësishme.
|
|
Problemet e Konkurencės nė Sistemet Operative | Shkarko PDF Autori: Xhevahire TĖRNAVA - 30/12/2004
Tema e këtij punimi është Problemet e Konkurencës në Sistemet Operative. Në këtë punim njëri mund të lexoj për problemet apo konflikitet që shkaktohen në proceset konkurruese në Sisteme Operative. Aty shpjegohet se si këto konflikte në siteme një/multiprocesorike mund të zgjidhen në mënyra softuerike dhe harduerike. Xhevahire Tërnava është studente në Fakulltetin e Inxhinjerisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës....
|
|
Libri: Ushtrime nė Java | Shkarko PDF Autori: Ridvan BUNJAKU - 30/12/2004
Libri i ushtrimeve fillestare në Java i shkruar nga Ridvan Bunjaku gjatë 2003-2004, në fakt është adaptim, përshtatje e përkthim i ushtrimeve nga libri i David Schmidt-it, "Programming Principles in Java: Architectures and Interfaces". Ridvani është asistent në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Universitetin e Prishtinës.
|
|
CERN Open Day me 16 Tetor Autori: Flutra OSMANI - 02/11/2004
CERN Open Day është mbajtur me 16 Tetor për të festuar 50 vjetorin e laboratorit për hulumtime bërthamore. Ky mbulim special shkruan mbi CERN dhe eksperimentet bërthamore si dhe foto të LHC.
|
|
|
|
|
|
Emėrtimi i elementeve tė kodit nė gjuhėn shqipe Autori: Ridvan BUNJAKU - 20/09/2004
Emërtimi i entiteteve të programit (ndryshoret, fushat, metodat, klasët) është me rëndësi të bëhet në mënyrë të përshtatshme. Kjo e lehtëson programimin. Ky shkrim përmban këshilla se si të emertohen variablat, klasat, metodat (funksionet) etj në gjuhën shqipe.
Shkrimi është i bazuar ne kodin e Java por një praktikë e ngjajshme mund të përdoret edhe në gjuhët tjera programuese.
|
|
PHP dhe MySQL (Rivizituar) Autori: Krenar KOMONI - 05/09/2004
PHP teknologjia për skriptim nga ana e serverit të faqeve dinamike dhe programeve së bashku me bazën e shënimeve MySQL shumë më shumë po përdoren nga profesionalistët dhe korporatat për zgjidhën e shumë aspekteve. Ky shkrim do të mbulon një hyrje të shkurtër mbi PHP, hyrje të shkurtër mbi MySQL, disa funksione në PHP edhe në MySQL, dhe bashkëpunimin mes PHP e MySQL.
|
|
|
|
|
|
Hyrje mbi IPSec Autori: Genc B. KASTRATI - 13/08/2004
Me qëllim që të mbrohet komunikimi nëpër rrjeta të pasigurta si Interneti është krijuar IPSec. IPSec bënë sigurimin, autentifikimin, kriptimin dhe mbrojtjën e informatave që rrjedhin nëpër rrjeta të pasigurta.
|
|
Sistemi pėr Pozicionim Global - GPS Autori: Genc B. KASTRATI - 12/08/2004
GPS është sistem satelitor i përdorur për pozicionim. Ky sistem funksionon në të gjitha kushtet atmosferike dhe ka saktësi të madhe. Fillimisht i zhvilluar për nevoja ushtarake sot GPS përdorët në masë të gjerë nga popullsia civile.
|
|
|
|
|
|
|
|
Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Autori: Fisnik ZOGAJ - 29/06/2004
Kristali i lëngët apo LC-ja (angl. Liquid Crystal) është substancë, e cila sillet si e lëngët dhe e ngurtë.
Ne këtë shkrim ju do te mund te lexoni se cka jane LCD-te, si eshte strukutra e tyre, si punojne dhe se ne cfare paisje elektronike perdoren.
|
|
Lotus Notes Domino Autori: Bujar IBRAHIMI - 24/06/2004
Ne jemi të vërshuar nga vrulli i informacioneve në cdo second të cdo dite. Aftesia për të shpërndarë, organizuar dhe menaxhuar këtë vrull të informacioneve në një mënyre efikase nënkupton fuqi. "Notes" dhe "Domino" janë mjete që mund të ndihmojnë që të arrihet kontrollë ndaj këtyre informacioneve.
|
|
Procesorėt Autori: Fisnik BULLATOVCI - 21/06/2004
Shrimi Procesorët do të ju dërgojë nëpër një analizë të thellë të arkitekturave të Central Processing Unit ose CPU-së. Do të flitet për historinë, instrukcionet e procesorëve, tipat CISC dhe RISC, Floating Point Unit dhe shumë pjesë tjera që janë të lidhura me temën e Procesorëve.
|
|
Koncepti i metodave(funksioneve) rekurzive Autori: Betim DEVA - 13/06/2004
Rekurzioni - Koncept pa të cilin sistemet operative dhe aplikacionet e ndryshme nuk do të mund të paramendohen. Në këtë shkrim do të spjegohet koncepti i rekurzionit dhe shembuj bazik të metodave(funksioneve) të realizuara në këtë koncept.
|
|
Programim ne Perl #02 Autori: Genc B. KASTRATI - 05/06/2004
Pjesa e dytë e Perl serisë së shkrimeve do të mbulon Listat dhe Arrays, Qasja në Arrays, Indekset Speciale për Arrays, Literalet e Listave, Operatoret pop dhe push, Operatoret shift dhe unshift dhe Operatorin reverse.
|
|
Programim ne Perl #01 Autori: Genc B. KASTRATI - 11/04/2004
Perl është gjuhë skriptuese që mund të përdoret për shumë gjera, konfigurim të sistemit, manipulim të shënimeve në faqe të internetit, mbledhjën e informatave nga shumë fajla dhe krijimi i skriptave për IRC. Ky shkrim është i pari nga seria e Perl XX shkrimeve që do të publikohen nga Pr-Tech. Në 01 do të mbulojmë bazat e programit ne Perl, ahenimet skalare dhe variablat, operatoret, strukturat kontrolluese,...
|
|
Klasat dhe Objektet ne PHP4 Autori: Betim DEVA - 04/12/2002
Programimi me klasa dhe objekte është shumë i përhapur sot. Ekzistojnë shumë gjuhë të cilat kanë mundësinë e Objekteve. PHP4 është një nga këto (si C++ dhe Java). Shkrim i që vijon do të mbulon klasat dhe objektet ne PHP4.
|
|
|
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
|
|