Njohuri e hapur: Shtype - Lexoje - Pėrhape
Ēmimet e Windows Vista pikojnė nė internet
Sisteme Operative
Shkruar nga: Genc B. KASTRATI - genc.kastrati ET pr-tech PIKĖ net
Data: 29/08/2006
Pr-Tech URL: http://www.pr-tech.net/?menu=lajme&lajmi_id=2082
Ēmimet e Windows Visa kanë pikuar rastësisht në sitin Kanadez të Microsoft këtë javë. Sipas Neowin.net, Windows Vista Ultimate ishte vlerësuar për $499 Kanadez, $450 USD dhe £237 Britaneze, ndërsa Windows Vista Home Premium do të jetë $299 Kanadez apo £142 Britaneze.

Freskimi në Vista Ultimate do të kushton $299 ndërsa në Home Premium $199.

Microsoft pranoi se çmimet kanë pikuar rastësisht dhe deklaroi se çmimet finale do të lëshohen pak pasi që lirohet Release Candidate 1 për Windows Vista, pra rreth fundit të Shtatorit.

Windows Vista Ultimate dhe Home Premium do të përmbajnë gjitha aftësitë multimedia të Windows XP Media Center Edition si dhe interface-in 3D të quajtur Aero. Vista Ultimate do të ketë aftësi më të shumta për sigurim.

Burimi i lajmit:
http://www.techworld.com/opsys/news/index.cfm?newsID=6731&pagtype=all

Copyright © Pr-Tech® 2004 - 2013
Copyright © Material Author