| Kreu i projektit Ubuntu i thėrret zhvilluesit e OpenSUSE ta braktisin atė | |
Politikė / Kulturė / Tregu
Shkruar nga: Genc B. KASTRATI - 
Data: 26/11/2006
Pr-Tech URL: http://www.pr-tech.net/?menu=lajme&lajmi_id=2184
|
| Mark Shuttleworth, kreu i Ubuntu Linux, i ka thirrur zhvilluesit e OpenSUSE që ti bashkohen projektit Ubuntu. Projekti OpenSUSE është i financuar nga Novell, kompania e cila në ditët e fundit ka shkaktuar hidhërime të mëdha në rradhat e open source kontributorëve duke hyrë në marrëveshje me Microsoft.
Në porosinë e tij, Shuttleworth e përshkruan marrëveshjen e fundit të Novell si "vendim për të shkuar në largësi të mëdha për ti ikur kornizës për patente të përpiluar në GPL". Ai gjithashtu pohon se "pozita të cilen e mori Novell në kontraten me MS është shumë jorespektuese për kontributorët e mijërave programeve nën GPL dhe kontributorëve të SuSE". Ai shton se "Ubuntu është një opcion, si dhe Gentoo, Debian dhe komunitetet tjera", për ata që "kërkojnë një vend të ri për të marrur pjesë dhe që nuk është nën ndikim të vendimeve të çfaredoshme".
Një veprim i tillë, sikur i Shuttleworth duke dërguar email në listen e zhvilluesve të OpenSUSE, nuk ka pëlçim nga shumica e komunitetit, gjë që vet Shuttleworth e ceki në porosinë e tij. Pa befasi, disa nga zhvilluesit e OpenSUSE iu kanë përgjigjur me kritika. Corey Burger, një nga pjesëmarrësit në Ubuntu Project, ka kërkuar falje për veprat e Shuttleworth.
Ky veprim i Shuttleworth, sado që është pa shije, tregon se në rradhat e open sourcee ka shumë kritika ndaj marrëveshjes mes Novell dhe Microsoft, gjë që është duke ndikuar në polarizim të vet komunitetit. |
Burimi i lajmit: http://arstechnica.com/news.ars/post/20061125-8286.html |
|
Copyright © Pr-Tech® 2004 - 2013
Copyright © Material Author
|