Njohuri e hapur: Shtype - Lexoje - Pėrhape
Ekonomia e Kosovės rritet pėr 5% nė vit
Politikė / Kulturė / Tregu
Shkruar nga: Genc B. KASTRATI - genc.kastrati ET pr-tech PIKĖ net
Data: 06/02/2007
Pr-Tech URL: http://www.pr-tech.net/?menu=lajme&lajmi_id=2224
Kreu i UNMIK-ut, Joachim Rücker, deklaroi për BBC se e ardhmja ekonomike e Kosovës është gjëja më e rëndësishme dhe se çka duhet bërë është të krijohen kushtet e favorshme për veprimtari. Rücker shtoi se është duke thirrur autoritetet Kosovare që ta zbatojnë një gjë të tillë.

Në pytje mbi ekonominë pas zgjidhjes së statusit, Rücker deklaroi se do të ketë aspekte pozitive por edhe negative. Një gjë pozitive do të jetë se Kosova do të ketë aftësi të bashkëpunon me institute financiale ndërkombëtare, dhe të merr kredi.

Një aspekt tjeter pozitiv do të jetë se disa investitor do të ndihen më të sigurt që të investojnë në Kosovë.

Nga ana tjeter, me tërhjekjen e disa organeve ndërkombëtare, Kosova do të humb një numer të vendeve të punës.

Rücker ceki se në vitin 2006 Kosova i ka tejkaluar gjitha vlerësimet për rritje ekonomike. Sipas Fondit Ndërkombëtar Monetar, rritja duhej të jetë dy herë me e ulët sesa që është arritur. Në 2006 ekonomia e Kosovës është rritur për 5%. Në krahasim me këtë, shtetet perendimore nuk e tejkalojnë piken prej 3% (në shumë raste nën 2%).

Kreu i UNMIK-ut e vlerëson këtë si shumë pozitive sidomos mbasi që rritja kryesore është arritur në sektorin privat, ku është shënuar 10% të rritjes ekonomike brenda Kosoves. Por kjo nuk është ende mjaft për ta ulur papunësinë dhe të ketë ndikim në tregun e punësimit në përgjithësi.

Por, Rücker vlerëson, ky është hap në drejtim të saktë.

Burimi i lajmit:
http://www.eciks.org/english/lajme.php?action=total_news&main_id=565

Copyright © Pr-Tech® 2004 - 2013
Copyright © Material Author